Home / Lajme / Maqedoni / Vrasje në Kumanovë

Vrasje në Kumanovë

13 dhjetor-“Hetim në vendngjarje kanë kryer gjykatësi hetues, prokuroi publik dhe ekipi hetues nga SPB Kumanovë edhe pas kontrolleve të kryera dhe bisedave është konstatuar se është me armë zjarri tani për tani autor i panjohur disa herë ka gjuajtur në kokën e Goran S. (50) nga Kumanova, i cili ka vdekur në vendngjarje”, thuhet në kumtesën.

Kumanovari Goran S. është vrarë mbrëmë në Kumanovë tani për tani nga persona të panjohur.

Siç kumtoi SPB-ja e Kumanovës mbrëmë rreth orës 22:30 një qytetar është paraqitur në telefon në polici dhe ka paraqitur se në rr. “Goce Dellçev” para hyrjes nr. 1 në lokalitetin Garnizon ka vërejtur një mashkull të panjohur që qëndron i shtrirë në tokë, me plagë nga armë zjarri.

“Hetim në vendngjarje kanë kryer gjykatësi hetues, prokuroi publik dhe ekipi hetues nga SPB Kumanovë edhe pas kontrolleve të kryera dhe bisedave është konstatuar se është me armë zjarri tani për tani autor i panjohur disa herë ka gjuajtur në kokën e Goran S. (50) nga Kumanova, i cili ka vdekur në vendngjarje”, thuhet në kumtesën.

Në vendngjarje janë ngritur gëzhojat të cilat janë dorëzuar për përpunim të mëtejshëm dhe hetim, ndërsa trupi i të vdekuri është dorëzuar në Institutin e mjekësisë gjyqësore në Shkup për shkak të autopsisë.

Policia ka arrestuar dhjetë persona të dyshuar për sulmin dhe punon në zbardhjen e rastit. Më shumë informata paralajmërohen gjatë ditës.

Pesëdhjetë vjeçar Goran S. ka qenë i dënuar për vrasje të dyfishtë dhe dy përpjekje për vrasje, në tetë vite burg. Vrasjet i ka kryer në vitin 2006 para klubit “Linka” në Kumanovë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *