Home / Sport / Wolfsburgu ofron 7 milione euro per Lorik Canen

Wolfsburgu ofron 7 milione euro per Lorik Canen

Mesfushori i Lazio eshte objekt i deshirave te shume klubeve te medha te Europes. Lorik Cana ka shenuar 1 gol ne Serie A me fanellen e Lazio-s.

Edhe pse vete lojtare ka thene e sterthene se nuk ka nder mend te levize nga Lazio, perseri e gjen veten ne mes te merkatos se janarit. Pak muaj me pare drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare, beri cmos qe ta dergonte Canen ne Itali dhe tani sheh teksa mesfushori eshte objekt i deshirave te shume klubeve te medha te Europes. Njeri prej tyre eshte edhe Wolfsburg i Feliks Magath, qe eshte gati te derdhe ne arken e klubit italian plot 7 milione euro per 28-vjecarin, i cili nga ana e tij preferon vetem nje kalim drejt Marseille.

“Nje dite dua qe te rikthehem tek Marseille. Por tani ende nuk ka ardhur ajo dite”, ka deklaruar Cana. Tani per tani “luftetari” i Lazio nuk i ka lene asnje shteg spekulimeve: “Lazion e konsideroj si nje skuadrat me te forta te Evropes. Nuk kam nder mend qe te largohem nga ky klub, pasi eshte bukur kur shfaqim flamurin tone kuq e zi ne nje kampionat te rendesishem si Seria A. Jam krenar per kete fakt prandaj dua qe edhe shume lojtare te tjere te me marrin si shembull edhe te vijne ketu”, theksoi Loriku.

Cana: Do te vije momenti im tek Lazio
Me ne fund shfaqet Loriku i vertete. Si nje “luftetar” i vjeter mesfushori shqiptare i Lazio tregoi dje se edhe pse ka kaluar momente te veshtira ne Rome ai asnjehere nuk eshte dekurajuar: “Ne fillim pata disa veshtiresi, por tani jam duke luajtur me shume. Jam shume i lumtur per te ardhmen qe me pret tek Lazio. Ne te kaluaren time jam mesuar qe te kthehem ne nje lojtar kyc per skuadrat qe kam luajtur. Prandaj ju them se edhe ne Rome do te vije momenti im. Jam shume i bindur se edhe ketu une do te marre hapesirat e mira. Deshira ime per 2012-en? Kam deshire qe te jem titullare fiks”.

Me tej numri 27-te i Lazio dha disa arsye qe e kane penguar qe te integrohej shpejt ne Rome. “Kam pasur shume probleme fizike ne fillim te sezonit”, tregoi Cana. Mesfushori shqiptar gjithashtu provoi qe te bente edhe nje permbledhje te ketyre muajve qe ka kaluar ne Itali: “Si ekip jemi shume te kenaqur, pasi kemi bere ndeshje te mira ne kampionat. Gjithashtu kemi bere paraqitje te mira edhe ne Europa League, plus qe nuk duhet te harrojme edhe Kupen e Italise. Edhe ne kete kompeticioni jemi ende ne loje dhe shpresojme qe te kalojme per me tej. Shpresojme qe te vazhdojme keshtu dhe te arrijme sa me larg te jete e mundur”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *