Home / Sport / Yaya Toure – futbollisti më i mirë i Afrikës 2011

Yaya Toure – futbollisti më i mirë i Afrikës 2011

Mesfushori i Man Cityt dhe Bregut të Fildisht, është shpallur më i miri në “Kontinentin e zi” të enjten, në ceremoninë e organizuar në kryeqytetin e Ganës, Akra.

Yaya Toure, futbollisti nga Bregu i Fildisht që luan për Manchester Cityn, është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit 2011 në Kontinentin e Afrikës, vendin e dytë është renditur futbollisti i Barcelonës, Seydou Keita kurse i treti, anëtari i Olimpik Marsejës, Andre Ayew.
Mesfushori i Man Cityt dhe Bregut të Fildisht, është shpallur më i miri në “Kontinentin e zi” të enjten, në ceremoninë e organizuar në kryeqytetin e Ganës, Akra. Toure ka pasur sezon mbresëlënës me paraqitjet e tij në kampionatin anglez, duke lënë mbrapa në këtë përzgjedhje anëtarin e Malit, Keita dhe atë të Ganës, Ayew.
Yaya Toure nga Barcelona iu bashkëngjit skuadrës nga Anglia Manchester City, me të cilën ka fituar Kupën e Anglisë. Toure konsiderohet ndër futbollistët më të vlefshëm të Cityt i cili çmohet po ashtu për kontroll të topit, për leximin e mirë të lojës dhe shfaqjes së inteligjencës gjatë saj.
Po ashtu është lojtar kyç i Kombëtares së tij në fushatën e suksesshme të kualifikimeve për Kupën e Kombeve të Afrikës që zhvillohet në fillim të vitit 2012.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *