Home / Sport / Zendeli largohet nga Petrolul Ploiesti !

Zendeli largohet nga Petrolul Ploiesti !

‘Arsyeja e vetme dhe kryesore është mos-përmbushja e pjesës finansiare. Unë në Rumani kalova në muajin gusht, nga Shkëndija e Tetovës duke firmosur kontratë 3 vjeçare. Në fillim gjërat dukeshin mirë, mirëpo më pas nisën problemet. Të them të drejtën në moment të parë as që u ankova, duke menduar se bëhet fjalë për vonesë normale, pasi ndodh që drejtuesit të kenë krizë. Mirëpo gjërat nuk ndryshuan për tre muaj me rradhë, kështu që unë vendosa të largohem nga Rumania, pasi nuk kishte kurfarë kuptimi të vazhdoj të qëndroj atje’, sqaron arsyet e braktisjes së Rumanisë, portieri Zuat Zendeli.

Ka përfunduar aventura e portierit shkupjan Suat Zendeli në Rumani, pasi ai ditë më parë ka braktisur rradhët e skuadrës Petrolul Ploiesti. Edhe pse kishte marrëveshje profesionale për bashkëpunim tre vjeçar, drejtuesit e Petolul-it nuk kanë përmbushur rregullisht obligimet finansiare. Për tre muaj me rradhë Zendelit nuk i janë paguar të ardhurat mujore, duke detyruar atë që të vendosë të braktisë Rumaninë. ‘Arsyeja e vetme dhe kryesore është mos-përmbushja e pjesës finansiare. Unë në Rumani kalova në muajin gusht, nga Shkëndija e Tetovës duke firmosur kontratë 3 vjeçare. Në fillim gjërat dukeshin mirë, mirëpo më pas nisën problemet. Të them të drejtën në moment të parë as që u ankova, duke menduar se bëhet fjalë për vonesë normale, pasi ndodh që drejtuesit të kenë krizë. Mirëpo gjërat nuk ndryshuan për tre muaj me rradhë, kështu që unë vendosa të largohem nga Rumania, pasi nuk kishte kurfarë kuptimi të vazhdoj të qëndroj atje’, sqaron arsyet e braktisjes së Rumanisë, portieri Zuat Zendeli, i cili tani ndodhet në Shkup, ku është duke përgatitur padinë të cilën do ta dorëzojë në organet kompetente të UEFA-së. ‘Situatën do ta paraqes në UEFA, të cilët më tej do të meren me ekipin rumun. Unë detyrat e mija i kam kryer me përpikmëri dhe sipas marrëveshjes. Normal që përsëi unë mbetem pala më e dëmtuar, pasi në momentin që firmosja me Petrolul-in kisha edhe dy oferta tjera shumë serioze. Normal tani ajo që ka kaluar nuk mund të kthehet dhe unë nuk do vuaj për atë që ka qenë e shkruar të ndodhë, mirëpo gjithashtu nuk do qëndroj duar kryq dhe drejtësinë do ta kërkoj në UEFA. Realisht pres që të mar dokumentet e lira dhe një pjesë të dëmshpërblimit për dëmin e shkaktuar ndaj meje’, pohoi Zendeli. ‘Suki’ kaloi në Rumani verën e kaluar, pasi me Shkëndijën e Tetovës fitoi titullin e kampionit dhe kishte paraqitje në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. ‘Shkëndija? Është periudha më e lumtur në karierën time. Të them të drejtën jam shumë emocionalisht i lidhur me këtë skuadër, qytetin, tifozët e Shkëndijës në përgjithësi dhe ‘Ballistët’ në veçanti. Gjithnjë më kanë përkrahur, ndërsa unë u’a kam kthyer duke lënë zemrën në teren. E kam thënë edhe më herët se kam ndruar shumë skuadra, kam fituar tituj edhe tjetër kund, mirëpo ky me Shkëndijën përfudimisht ishte më i ëmbli për mua. Në Ligën e Kampionëve edhe pse u eliminuam nga Partizani, mendoj se nuk u korritëm si ekip dhe treguam potencial të pëlqyeshëm. Unë edhe pse ika në Rumani, besoni në asnjë moment nuk jam ndarë prej Shkëndijës, duke qëndruar në kontakte të vazhdueshme me shokët, ndërsa ndeshjet rregullisht i kam ndjekur në internet. Jam gëzuar në fitore dhe kam vuajtur në humbje njëjtë sikur të isha në Tetovë’, sqaroi ish-gardiani ‘kuqezi’ lidhjen emocionale me Shkëndijën e Tetovës, duke paralajmëruar se tani pak kthimit në Maqedoni, të dielën beson të jetë i pranishëm në përballjen e të dielës mes Shkëndijës dhe Sileksit. Në pritje të vendimit të UEFA-së, Zendeli do të shqyrtojë ofertat për destinacionin e tij të ardhshëm. ‘Kombinime për të lëvizur gjithnjë ka dhe duhet të shqyrtohen të gjitha mundësitë. Kam disa oferta, por për momentin asgjë nuk është konkrete, pasi gjërat rrodhën shumë shpejt dhe pak sa pa pritur. Tani vjen afati kalimtar dimëror, kur do të ketë hapsirë për të bërë lëvizjen e duhur. Personalisht nuk planifikoj të shpejtoj, pasi s’dua të përsëris gabimin e njëjtë. Ndërkohë dua të them se çka do që të ndodh në këtë moment, unë një ditë besoj të rrikthehem në fanelën e Shkëndijës, për të ndjerë përsëri ato emocione që me jep ai publik dhe ai klub’, përfundoi në fund tani më ish-portieri i Petrolul Poliestit dhe gardiani më i suksesshëm në historinë e Shkëndijës së Tetovës, Suat Zendeli.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *