Home / Lajme / Maqedoni / Zëvendëskryeministri Xhaferi në Vjenë mbajti fjalim në tribunën me temë ’10 vite Marrëveshja e Ohrit-situata aktuale dhe e ardhmja’

Zëvendëskryeministri Xhaferi në Vjenë mbajti fjalim në tribunën me temë ’10 vite Marrëveshja e Ohrit-situata aktuale dhe e ardhmja’

17 dhjetor-Duke përmendur rezultatet e kësaj marrëveshje, zëvendëskryeministri Xhaferi theksoi se është realizuar premtimi për afrimin e pushtetit lokal me qytetarët, si dhe përdorimi i gjuhës amtare në komunikimin me institucionet, gjë që ka kontribuar në përmirësimin e komunikimit dhe uljen e tensioneve në komunat me popullatë të përzier etnike.

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferi, në kudër të vizitës së tij në Vjenë të Austrisë, mori pjesë në tribunën e organizuar nga Instituti për politikë të jashtme të Austrisë, me temë “10 vite Marrëveshja e Ohrit-situata aktuale dhe e ardhmja”, njoftojnë nga Kabineti i tij.

Në fjalimin, siç kumtohet, Xhaferi para të pranishmëve ka theksuar se Marrëveshja e Ohrit është më shumë se një marrëveshje, është një proces që zgjat akoma dhe ka për qëllim demokratizimin e shoqërisë në Maqedoni dhe afrimin e shtetit dhe institucioneve ndaj komunitetit jo shumicë, dhe mesazhi i saj ka qenë i qartë t’i thuhet “Jo” diskriminimit, dhunës dhe ndarjes etnike e territoriale kurse “Po” tolerancës, bashkëjetesës dhe barazisë mes komuniteteve të ndryshme etnike.

Duke përmendur rezultatet e kësaj marrëveshje, zëvendëskryeministri Xhaferi theksoi se është realizuar premtimi për afrimin e pushtetit lokal me qytetarët, si dhe përdorimi i gjuhës amtare në komunikimin me institucionet, gjë që ka kontribuar në përmirësimin e komunikimit dhe uljen e tensioneve në komunat me popullatë të përzier etnike.

Ai njëherësh theksoi se implementimi i Marrëveshjes së Ohrit mbetet prioritet i Qeverisë së RM-së sepse ky dokument i hapi rrugën vendit për tu anëtarësuar në familjen e madhe evropiane. Në të ardhmen, u shpreh ai, mbetemi të fokusuar në obligimet që dalin nga ky dokument paqësor.

“Me punësimin e bashkësive etnike u bë edhe një hap i konsiderueshëm në drejtim të përfaqësimit adekuat dhe u plotësuan parakushtet shtesë për barabarësinë e çdo qytetari në Maqedoni, si dhe një ndryshim esencial në këtë vit që ka të bëjë me inkorporimin e shumicës së Badinterit në procedurën e zgjedhjes së gjykatësve nga Këshilli Republikan gjyqësor, princip që përkon me atë se shumica e të dy bashkësive etnike sjell vendime të përbashkëta në lidhje me çështjet kryesore dhe reforma në sferën e gjyqësisë”, theksoi zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferi.

Gjatë vizitës së tij në Vjenë, Xhaferi realizoi takim edhe me Jan Kiker –Drejtor i përgjithshëm politik në Ministrinë për Marrëdhënie evropiane dhe ndërkombëtare të Austrisë.

Nga ana e tij, Kiker theksoi përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë së Austrisë për zbatimin e plot të Marrëveshjes së Ohrit dhe përkrahjen që vendi i tij ia jep Maqedonisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *