Home / Lajme / Maqedoni / Zihen në Facebook, rihen në shkollë

Zihen në Facebook, rihen në shkollë

2 dhjetor-I tërë sherri ka filluar në rrjetin social Facebook, pas çka fëmija shkon në shkollë për të qëruar hesapet me çka për sulm ka përdorur një shkop besbolli.I huaji gjatë sulmit ka nxjerr shkopin e besbollit dhe ka goditur disa herë nxënësin e kësaj shkolle në kokë me çka i ka sjellë lëndime të lehta

Rrjeti social Facebook ka qenë shkak i sherrit mes dy të rrinjëve që ka përfunduar me lendime të lehta të nxënësit 15 vjeçar nga Reçica e Tetovës.Policia informoi se një nxënës i moshës 15 vjecare nga Reçica, që ka mësuar në shkollën e Mesme të Bujqësisë, fizikisht është sulmuar të enjten pas daljes në pushim nga ora e pestë e mësimit. I njejti derisa ka dalë nga klasa me shokun e tij, i është ofruar një bashkëmoshatar i tij i cili nuk ka qenë nxënës në atë shkollë dhe në tendencë për ta sulmuar shokun e të lënduarit, ka sulmuar fizkisht tjetrin i cili ka tentuar që ti ndajë
I tërë sherri ka filluar në rrjetin social Facebook, pas çka fëmija shkon në shkollë për të qëruar hesapet me çka për sulm ka përdorur një shkop besbolli.I huaji gjatë sulmit ka nxjerr shkopin e besbollit dhe ka goditur disa herë nxënësin e kësaj shkolle në kokë me çka i ka sjellë lëndime të lehta.Sulmuesi pas kësaj është thirrur në polici për deklaratë me prindin dhe i është marrë shkopi me të cilin ka sulmuar , shprehen organet e rendit, ndërsa ndaj tij, ditët në vazhdim do të ngritet edhe padia adekuate.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *