Home / Lajme / Maqedoni / Zjarri kaploi shkollën e muzikës në Tetovë

Zjarri kaploi shkollën e muzikës në Tetovë

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 17,00 ndërsa mënjëherë në vendngjarje kanë arritur zjarrëfiksësit e Tetovës të cilët kanë vënë nën kontroll zjarrin pas dyzet minutave të interevenimit

Shkolla e muzikës Todor Skallovski Tetoec në Tetovë, është përfshirë nga zjarri në orët e pasditës së sotme. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar ndërsa në momentin e shpërthimit të zjarrit ka pasur nxënës të cilët kanë qenë në orë të mësimit dhe janë evakuar nga kalimtarët e rastit.
Zjarri ka shpërthyer rreth orës 17,00 ndërsa mënjëherë në vendngjarje kanë arritur zjarrëfiksësit e Tetovës të cilët kanë vënë nën kontroll zjarrin pas dyzet minutave të interevenimit.

Objekti I shkollës shtetërore të Muzikës, është ndër më të vjetërit në tetovë, ndërsa brendia e saj është e tërë me drunj ndërsa shpekulohet se shkatarë ka qenë instalimi i vjetëruar i rrjetit të rrymës elektrike. Shkolla punon çdo ditë prej orës 7, 15 deri në orën 20.00, ku mësojnë me dhjetëra nxënës filloristë dhe atyre të mesme.

Nga burime tonë mësojmë se janë djegur zyrat e administratës në katin e dytë, ndërsa në vendngjarje kanë dalur edhe ekipet e policisë. Si pasojë e kësaj një pjesë e madhe e lagjes në të cilën ndodhet kjo shkollë kanë ngelur pa rrymë elektrike.Zjarrëfikësit gjatë shuarjes së zjarrit kanë intervenuar me 3 vetura.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *