Home / Lajme / Maqedoni / Zyrë deputeti edhe në Tearcë

Zyrë deputeti edhe në Tearcë

25 dhjetor- “Qëllimi kryesorë i hapjes së zyrës së deputetit është komunikimi më i drejtpërdrejtë i qytetarëve me personat e zgjedhur prej tyre si dhe dëgjimi dhe zgjedhja e kërkesave të ligjshme të qytetarëve”, tha përgjegjësja e zyrës së deputetit për rajonin e Komunës së Tearcës, Lauresha Amiti

Tearcë- Në hapësirat e Komunës së Tearcës tani më funksionon zyra e deputetit në kuadër të projektit që financohet nga Agjencia zviceriane për zhvillim dhe në bashkëpunim me (NDI), ndërsa impelmetohet nga Instituti për demokraci parlametare në bashkëpunim me Kuvendin e RM-së dhe Komunës së Tearcës.

“Qëllimi kryesorë i hapjes së zyrës së deputetit është komunikimi më i drejtpërdrejtë i qytetarëve me personat e zgjedhur prej tyre si dhe dëgjimi dhe zgjedhja e kërkesave të ligjshme të qytetarëve”, tha përgjegjësja e zyrës së deputetit për rajonin e Komunës së Tearcës, Lauresha Amiti.

Kjo zyrë tashmë është në funksion dhe e njëjta do të jetë e hapur çdo ditë pune dhe qytetarët mund të parashtrojnë kërkesa, propozime, ankesa dhe të njëjtat do të shqyrtohen nga përfaqësuesit e tyre të zgjedhur. Sipas përgjegjësve të kësaj zyre, në kuadër të këtij projekti do të organizohen edhe takime të drejtpërdrejta të qytetarëve me deputetin e zonës, do të organizohen tryeza me përfaqësues të partive politike në rrafshin lokal si dhe aktivitete tjera të parapara me këtë projekt.

Zyra do të jetë në funksion për të gjitha partitë që kanë deputetë nga kjo zonë. Këtë zonë në Kuvendin e Maqedonisë e përfaqësojnë Imer Aliu nga PDSH-ja dhe Hajrie Misimi nga BDI.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *