Home / Lajme / Maqedoni / Zyrë për deputetët në Tetovë

Zyrë për deputetët në Tetovë

17 dhjetor-Ndryshe deputetët do të jenë në zyrë gjatë ditëve të premte, prej orës 10 deri ora 15, ndërsa qytetarët përmes përgjegjësit do të mund të caktojnë edhe termine me deputetin në rast se kanë nevojë për ndonjë problem. Deri më tani kësaj zyre i janë drejtuar 7 qytetarë, ndërsa dy problemet e tyre kanë marrë epilog, u tha gjatë hapjes së kësaj zyre.

Në kuadër të Institutit për Demokraci Parlamentare “Deputeti juaj”, në Tetovë është promovuar zyra e dy deputetëve të Bashkimit Demokratik për Integrim Xhevat Ademit dhe Behuxhidin Shehapi. E titulluar si “më afër se kurrë”, zyra do të ketë një përgjegjës dhe do të jetë e hapur prej orës 10.00 deri ora 15.00 në hapësirat e ndërmarrjes Geoinzhenjering. Lidhur me këtë deputeti Behuxhidin Shehabi, tha se që nga fillimi, funksionin e deputetit e kam kuptuar si një mision në drejtim të realizimit të synimeve të popullit që më ka zgjedhur. Kjo zyrë e komunikimit me qytetarët ma mundëson pikërisht këtë. Deputeti patjetër duhet të jetë pranë zgjedhësve të vet, pranë popullit”, tha deputeti Shehabi. Ai gjatë fjalimit të tij, theksoi se zyra do të jetë e haour për të gjithë qytetarët, pa dallim se çfarë përkatësie nacionale, fetare janë ata. “Jam i ngritur në atë drejtim që punën ta kryej në mënyrë transparente dhe me përgjegjësi. Përmes kësaj zyre do të bëhet i mundur participimi më i madh i qytetarëve përkatësisht do të mundësohet kyçja në proceset e vendimarrjes të të gjithë atyre që janë cenuar në këto procese. Kjo zyrë do të sigurojë edhe mundësi të njejta për të gjithë njerëzit , për tu qasur tek leverditë politike e proceseve politike, ekonomike dhe sociale, pa ndonjë diskriminim dhe favorizim të të tjerëve”, tha ai. Ndryshe deputetët do të jenë në zyrë gjatë ditëve të premte, prej orës 10 deri ora 15, ndërsa qytetarët përmes përgjegjësit do të mund të caktojnë edhe termine me deputetin në rast se kanë nevojë për ndonjë problem. Deri më tani kësaj zyre i janë drejtuar 7 qytetarë, ndërsa dy problemet e tyre kanë marrë epilog, u tha gjatë hapjes së kësaj zyre.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *