Home / Lajme / Maqedoni / 20 vjet nga shpallja e referendumit të Iliridës

20 vjet nga shpallja e referendumit të Iliridës

14 janar-Kryetari i Iliridës Nevzat Halili bëri sërish thirrje sot për bashkëpunim të partive politike shqiptare, për mbështetje të idesë së saj për referendum, dhe bashkëngjitje Shqipërisë. Halili shënjestroi në akuzë BDI-në, si pasuese e UÇK-së, por edhe si partnere në koalicionin e tanishëm qeveritar. Por, apeli i Halilit iu drejtua edhe institucioneve ndërkombëtare, si dhe SHBA-së.

Më 11 dhe 12 janar të vitit 1992 në Maqedoninë Perendimore shqiptarët organizuan referendumin për autonomi politike dhe territoriale dhe hartuan kushtetutën e Republikës së Iliridës. Me këtë rast për të përkujtuar këtë 20 vjet, kryetari I Republikës së Iliridës Nevzat Halili, ka mbajtur një pres konferencë ku kanë qenë të pranishëm edhe kryetari I Shoqatës së Veteranëve të Luftës Kalaja , Izair Samiu-ish Komandant Baci, kryetari I Forumit për të Drejtat e Njeriut Idriz Sinani dhe kryetari I kuvendit të republikës së Iliridës Kamber Veliu. Me këtë rast kryetari I republikës së Iliridës Nevzat Halili, ka paralajmëruar mbajtjen e një tryeze të rumbullakët në nivel mbarëkombëtar.

Kryetari i Iliridës Nevzat Halili bëri sërish thirrje sot për bashkëpunim të partive politike shqiptare, për mbështetje të idesë së saj për referendum, dhe bashkëngjitje Shqipërisë. Halili shënjestroi në akuzë BDI-në, si pasuese e UÇK-së, por edhe si partnere në koalicionin e tanishëm qeveritar. Por, apeli i Halilit iu drejtua edhe institucioneve ndërkombëtare, si dhe SHBA-së.

“Ne zakonisht asnjëherë nuk e kemi lënë pa thënë se ne kërkojmë përkrahjen e partive politike shqiptare, vecmas partisë politike shqiptare e cila është në pushtet e cila ka marë votat e popullit dhe vazhdon edhe më tutje me emrin si parti pasardhëse e UCK-së…. Sot në nenin 120 të Kushtetutës së Maqedonisë thuhet se Presidenti, kryetari i paralmanetit apo kryetari i qeverisë dhe institucionet e tyre kanë të drejtë t’i bashkangjiten një shteti apo bashkësi shtetesh, kushtetutë neni 120…”, ka deklaruar Halili.
Ndërkohë që Izair Samiu Baci, kryetar I SHVL-së Kalaja, ka kërkuar që të zgjidhet statusi I veterënave të luftës
Për realizimin në praktikë të republikës së Iliridës, kryetari Halili, tha se do të kërkojë një bashkëpunim me subjektet politike shqiptare duke shprehur nevojën e një komunikimi me partinë shqiptare në pushtet.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *