Home / Lajme / Maqedoni / 8641 aplikime për legalizim në Gostivar

8641 aplikime për legalizim në Gostivar

16 janar-I gjithë procesi është voluminoz dhe sipas informative tona ngecje paraqitet te byrotë gjeodezike, sepse ata nuk mund të arrijnë t’i përgatisin elaboratet me kohë. Krahas kësaj, një pjesë e aplikantëve nuk i kanë zgjidhur marrëdhëniet pronësore juridike”, thotë sekretari Naxhi Xhelili, i cili njëherit është edhe koordinator I komisioneve për legalizim në Komunë e Gostivarit

Prej fillimit të procesit të legalizimit të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, kur u parashtruan 8.641 aplikacione, deri më tani janë zgjidhur pozitivisht rreth 660 kërkesa. E gjithë kjo rezultat i përqasjes serioze të Komunës së Gostivarit ndaj këtij procesi, me ç’rast është formuar shërbim i posaçëm i cili e zbaton legalizimin.Për momentin dhjetë komisione punojnë në 2.200, ndërsa për rreth 180 lëndë procesi i legalizimit është ndërprerë për shkak se dokumentacioni nuk ka qenë i kompletuar. Krahas 660 rasteve për të cilat pronarët i kanë marrë aktvendimet, janë edhe 150 raste lëndë të zgjidhura pozitivisht për të cilat pritet që pronarët t’i paguajnë kompensimin e paraparë me ligj. “Në interes edhe të qytetarëve edhe të vetëqeverisjes lokale është që procesi i legalizimit të përmbyllet sa është e mundur më shpejtë. Për këtë qëllim është formuar shërbim i posaçëm për kompletimin e dokumentacionit, i vendosur në sallën e vogël, të komunës, ndërsa funksion edhe i ashtuquajturi ‘laborator i legalizimeve’ ku procedohen dokumentet. I gjithë procesi është voluminoz dhe sipas informative tona ngecje paraqitet te byrotë gjeodezike, sepse ata nuk mund të arrijnë t’i përgatisin elaboratet me kohë. Krahas kësaj, një pjesë e aplikantëve nuk i kanë zgjidhur marrëdhëniet pronësore juridike”, thotë sekretari Naxhi Xhelili, i cili njëherit është edhe koordinator I komisioneve për legalizim në Komunë e Gostivarit.Këtyre ditëve, qytetarët të cilët kanë aplikuar për legalizim të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, administratorët komunalë i kontaktojnë përmes telefonit dhe i inkurajojnë që sa më shpejtë të kompletojnë dokumentet dhe t’i dorëzojnë në Shërbimin për legalizim.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *