Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Opozita tani po keqpërdorë me rastet e Hagës

Ahmeti: Opozita tani po keqpërdorë me rastet e Hagës

4 janar-Për rastet e Hagës kisha mirëkuptim edhe nga Branko Cërvenkovski. Për mbylljen e lëndëve të Hagës bisedova edhe me liderët e të gjitha partive para zgjedhjeve, ndërsa opozita maqedonase këtë çështje në mënyrë politike e keqpërdori”, ka thënë Ahmeti për gazetën “Dnevnik”.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, në një intervistë për të përditshmen “Dnevnik”, thekson se për rastet e Hagës, para zgjedhjeve ka biseduar edhe me liderin e LSDM-së, Branko Cërvenkovskin, i cili ka pasur mirëkuptim për lëndët e Hagës.

Lideri i BDI-së thotë se një pjesë e liderëve të opozitës kanë pasur mirëkuptim dhe bashkëpunim të mirë, poashtu edhe Cërvenkovski.

“Për rastet e Hagës kisha mirëkuptim edhe nga Branko Cërvenkovski. Për mbylljen e lëndëve të Hagës bisedova edhe me liderët e të gjitha partive para zgjedhjeve, ndërsa opozita maqedonase këtë çështje në mënyrë politike e keqpërdori”, ka thënë Ahmeti për gazetën “Dnevnik”.

Për partnerin e tij të koalicionit, kryeministrin, Nikolla Gruevski, Ahmeti thekson se mundet prej tij të kërkohet të bëhet më shumë, por nuk mund të thuhet se nuk ka bërë asgjë. Janë bërë përpjekje maksimale. Do të pajtohesha me opozitën se mund të bëhet më shumë dhe duhet të vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje për kontestin me emrin se neve na nevojitet të jemi pjesë e strukturave euroatlantike.

Për bashkëpunimin mes veti me liderin e VMRO-DPMNE-së, Ahmeti thotë se hapur bisedojnë për të gjitha temat e rëndësishme dhe këtë në mënyrë transparente e tregojnë para opinionit.

Për paralajmërimet për bashkëpunim të mundshëm parazgjedhor të bllokut politik opozitar shqiptar dhe maqedonas, Ahmeti nënvizon se do to ishte mirë të gjithë të bashkëpunojnë sepse kjo do të bëjë që BDI si parti më me përgjegjësi të veprojë në Qeveri.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *