Home / Lajme / Maqedoni / Ajri në Shkup edhe sot i dëmshëm – prej nesër shi, borë dhe erë

Ajri në Shkup edhe sot i dëmshëm – prej nesër shi, borë dhe erë

5 janar-Rekomandohet fëmijët dhe të rriturit, por edhe personat me sëmundje të mushkërive dhe astmatikët, t’i shmangen ekspozimit dhe qëndrimit jashtë. Të tjerët, veçanërisht fëmijët, duhet ta ulin ekspozimin dhe qëndrimin e gjatë jashtë.

Cilësia e ajrit në qendrën e Shkupit edhe sot është e dëmshme, tregojnë stacionet për matje të Qytetit të Shkupit.

Indeksi i cilësisë së ajrit sipas vlerave të matura në qendrën e Shkupit sot në mëngjes arrin 176. Niveli i pluhurit është 300,95 mikrometra në një metër kub.

Rekomandohet fëmijët dhe të rriturit, por edhe personat me sëmundje të mushkërive dhe astmatikët, t’i shmangen ekspozimit dhe qëndrimit jashtë. Të tjerët, veçanërisht fëmijët, duhet ta ulin ekspozimin dhe qëndrimin e gjatë jashtë.

Të dhënat për cilësinë e ajrit janë në ueb faqen http://skopjecentar.ekoinformatika.mk.

Pastrim të ajrit pritet të sjellin reshjet e shiut dhe dëborës, si dhe era, të cilat Drejtoria për punë hidrometeorologjike i paralajmëroi për sonte dhe nesër. Shi do të bie gjatë natës, sipas sinoptikëve, nesër në orët e hershme të mëngjesit në pjesët veriore të Maqedonisë do të kalojë në borë. Në disa vende do të formohet shtresë e dëborës. Do të fryjë erë e përforcuar, e cila në momente do të arrijë shpejtësi deri në 90 kilometra në orë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *