Home / Lajme / Maqedoni / Aktivistët e Iliricum-it ftohen në gjyq

Aktivistët e Iliricum-it ftohen në gjyq

6 janar-Kësisoj, Petrit Ibrahimi nga Tetova duhet të paraqitet në Gjykatë më 2 shkurt, ndërsa Rinor Sllova nga Dibra, pesë ditë më vonë, respektivisht më 7 shkurt. Dy anëtarët e tjerë, Valon Kurtishi dhe Tonus Papraniku, ende nuk kanë pranuar ftesa për në Gjyq.

Ftesat për t’u paraqitur para gjykatësit hetues në Gjykatën Themelore në Tetovë, u janë dërguar dy, nga katër aktivistëve të “Iliricum Libertas”. Kësisoj, Petrit Ibrahimi nga Tetova duhet të paraqitet në Gjykatë më 2 shkurt, ndërsa Rinor Sllova nga Dibra, pesë ditë më vonë, respektivisht më 7 shkurt. Dy anëtarët e tjerë, Valon Kurtishi dhe Tonus Papraniku, ende nuk kanë pranuar ftesa për në Gjyq.

“Edhe gjykatësit hetues do t’ia përsëris ato që tashmë i din opinioni. Ne kemi festuar si të gjithë shqiptarët dhe një nga katër aktivitetet e asaj dite, më tepër me impuls rinor, ka qenë edhe vizatimi i Hartës historike me të cilën u shpall pavarësia në Vlorë dhe njëkohësisht ka qenë propozim i Delegacionit shqiptar në Konferencën e Londrës. Potencoj edhe një herë, që vizatimi i asaj Harte nuk jep asnjë mesazh politik dhe nuk provokon askënd. Andaj shpresojmë që drejtësia do të triumfoj në këtë proces krejtësisht të panevojshëm”, deklaroi Valon Kurtishi.

Ndryshe, më 28 Nëntor, Ditën e Flamurit kombëtar, katër aktivistë të Shoqatës për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar “Iliricum Libertas” u arrestuan nga policia derisa po vizatonin në grafit Hartën e Shqipërisë Etnike në hyrje të Tetovës nga Shkupi. Ata u liruan pas gjashtë orëve, ndërsa vetëm dy ditë më vonë, nga MPB njoftuan se ndaj katër aktivistëve është ngritur padi penale nën akuzën se kanë nxitur urrejtje ndëretnike.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *