Home / Lajme / Maqedoni / Ali Ahmeti takon ambasadorin amerikan Poll Uollers

Ali Ahmeti takon ambasadorin amerikan Poll Uollers

12 janar-Siç thuhet në kumtesën nga Kabineti i kryetarit të BDI-së temë qendrore e takimit ishte anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe zgjidhja e pengesës së vetme e vendit për t’u bërë pjesë e familjes euroatlantike. Kryetari i BDI-së theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera të Bashkimit Demokratik për Integrim me administratën amerikane dhe falëminderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkushtimin e tyre të devtoshëm ndaj Maqedonisë dhe rajonit.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në Tetovë e realizoi takimin e parë me përfaqësuses ndërkombëtar në vitin 2012, me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë, Poll Uolers.

Siç thuhet në kumtesën nga Kabineti i kryetarit të BDI-së temë qendrore e takimit ishte anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe zgjidhja e pengesës së vetme e vendit për t’u bërë pjesë e familjes euroatlantike. Kryetari i BDI-së theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera të Bashkimit Demokratik për Integrim me administratën amerikane dhe falëminderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkushtimin e tyre të devtoshëm ndaj Maqedonisë dhe rajonit.

Ali Ahmeti ftoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta ndihmojnë Maqedoninë edhe më tepër në mënyrë që ta kaloj pragun e derës së NATOs dhe të anëtarësohet në Çikago qoftë edhe me referencën e përkohshmë IJRM.

Kryetari i BDI-së theksoi nevojën e koncentrimit të të gjitha forcave shoqërore në vend dhe orientimin e tyre drejt anëtarësimit të vendit në NATO që do të mundësojë siguri, stabilitet, investime të drejtpërdrejta të huaja si dhe marrëdhënie të shëndosha ndëretnike.
Kryetari Ahmeti gjithashtu shprehu bindjen që Maqedonia duhet të vazhdojë qasjen e të qenurit palë konstruktive në zgjidhjen e çështjes së emrit dhe të bind partnerët ndërkombëtar në sinqeritetin e qëllimeve tona për tu bërë pjesë e NATOs dhe të largojë çdo dilemë tek miqtë tanë ndërkombëtar.

Ambasadori Uolers u dakordua me nevojën e patjetërsueshme për ta rreshtuar Maqedoninë në NATO dhe u pajtua me Ahmetin duke thënë që edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë të njejtat qëndrime, por shtoi që miqtë ndërkombëtar duhet të ndihmohen në mënyrë që ata më pas të na ndihmojnë neve dhe që komuniteti ndërkombëtar dëshiron ta shoh Maqedoninë në NATO po aq sa vet Maqedonia.

Ali Ahmeti vlerësoi që interesi strategjik i Maqedonisë është të rradhitet krah për krah me vendet e perendimit dhe për këtë, shqiptarët kanë interes jetik sëbashku me bashkëqytetarët e vet. Çdo vonesë shkakton pasiguri dhe mundësi për pakënaqësi në vend që mund të shfrytëzohet nga grupe Brenda dhe jashtë vendit që nuk kanë interes ta shohin Maqedoninë dhe rajonin si pjesë përëbërëse e NATOs.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe ambasadori Uollers u pajtuan që të vazhdojnë përpjekjet e përbashkëta për të arritur zgjidhje për bashkërenditjen e Maqedonisë me aleancën veriatlantike.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *