Home / Lajme / Maqedoni / Arirfi-Sanino: Integrimi i Maqedonisë në BE është interes i përbashkët strategjik

Arirfi-Sanino: Integrimi i Maqedonisë në BE është interes i përbashkët strategjik

16 janar-“E filloj vizitën në rajon nga Maqedonia dhe shpresoj se do të arrihet kontribut më i madh në lidhje me integrimin e Maqedonisë në BE këtë vit”, tha Sanino.

Aktivitetet e Republikës së Maqedonisë në lidhje me reformën në fushat prioritare në procesin për inkuadrim drejt BE-së në vitin 2012, gjyqësisë, administratës publike, luftaës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe çështjet në lidhje me lirinë e mediave, ishin tema të takimit të sotëm të zëvendëskryeministres për çështje evropiane Teuta Arifi me drejtorin e Drejtorisë për zgjerim të Komisionit Evropian, Stefano Sanino.

“Mbetet orientimi i fuqishëm dhe strategjik drejt integrimit të përshpejtuar të Republikës së Maqedonië në Bashkimin Evropian. Besojmë se BE-ja do të vazhdojë të jetë partneri ynë i fuqishëm dhe se do të tregojë kreativitet në lidhje me gjetjen e zgjidhjes për përshpejtim të procesit të zgjerimi dhe të anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian”, deklaroi Arifi pas takimit në të cilin morën pjesë ministrat e Punëve të Brendshme, të Drejtësisë, të Punëve të Jashtme dhe të Transortiti dhe Lidhjes, Gordana Jankulloska, Blerim Bexheti, Nikolla Poposki dhe Mile Janakieski.

Saninon nga ana e vet nënvizoi se orientim strategjik edhe i Bashkimit Evropian është sa më shpejtë që është e mundur integrimi i plotë i Maqedonisë në Unionin. Ai përkujtoi se Komisioni Evropian vitin e kaluar përsëri porositi fillim të negociatave inkuadruese.

“Shpresojmë se në vitin 2012 do të kryejmë sa më shumë punë, të mbyllim sa më shumë çështje të rendit të ditës, me qëllim që të sigurojmë qasje më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian”, tha Sanino.

Ai theksoi se së bashku me Qeverinë është përgatitur Plani aksional, gjegjësisht janë konfirmuar aktivitetet prioritare që do të zbatohen në disa javët dhe muajt e fundit, duke plotësuar se pret bashkëpunim të suksesshëm për zbatim të tyre.

“E filloj vizitën në rajon nga Maqedonia dhe shpresoj se do të arrihet kontribut më i madh në lidhje me integrimin e Maqedonisë në BE këtë vit”, tha Sanino.

E pyetur nëse BE-integrimi mbetet priorotet strategjik i Qeverisë pas deklaratave të kryeministrit Nikolla Gruevski të cilat nuk ngjallin otpimizëm, zëvendëskryeministrja Arifi theksoi se nuk ka dilema sa i përket këtij procesi.

“Orientim më i rëndësishëm dhe më kryesor janë BE-integrimet. Këtë e tregojmë me aktivitetet tona”, theksoi Arifi.

Për pritjet lidhur me takimin e sotëm në Nju-Jork të mediatorit Methju Nimic me negociuesit e dy vendeve për kontestin me emrin, Jolevski dhe Vasilakis, Arifi thotë se është shumë me rëndësi që ky proces të gjallërohet dhe të vazhdojë. Përderisa ka proces duhet të shpresojmë edhe në rezultate të mira, tha zëvendëskryeministrja Teuta Arifi

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *