Home / Lajme / Rajon / Arrestohen aktivistë të Vetëvendosjes që ‘bllokuan’ rrugën e Tadiqit

Arrestohen aktivistë të Vetëvendosjes që ‘bllokuan’ rrugën e Tadiqit

6 janar-“Aktivistët u arrestuan sot rreth orës 10 e 30 në magjistralen Prishtinë-Besianë”, u deklaroi mediumeve kosovare Erzen Vraniqi.

Gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë arrestuar sot në rrugën Prishtinë-Besianë, njoftojnë mediat kosovare .Sipas zëdhënësit të kësaj lëvizjeje, Erzen Vraniqi, personat e arrestuar janë: Frashër Krasniqi, Blerim Maçastena, Astrit Dehari, Egzon Balaj, Zgjim Hyseni dhe Fidan Vllasaliu.

“Aktivistët u arrestuan sot rreth orës 10 e 30 në magjistralen Prishtinë-Besianë”, u deklaroi mediumeve kosovare Erzen Vraniqi.

Dardan Mulliqaj nga po kjo lëvizje, ka thënë se arrestimi i këtyre gjashtë aktivistëve është bërë pasi Vetëvendosje kishte organizuar bllokimin e rrugës Prishtinë-Merdare, në shenjë proteste ndaj vizitës së presidentit serb, Boris Tadiq, ambasadorit rus dhe atij bjellorus, që po i bëjnë Kosovës.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *