Home / Sport / Barça e Reali të frikshëm, Messi-Ronaldo, garë goleadash

Barça e Reali të frikshëm, Messi-Ronaldo, garë goleadash

Barcelona dhe Real Madrid nuk lëshojnë terren as pas javës së fundit të fazës së parë të Primera Division.

Katalanasit fituan bindshëm në transfertën e Malagas 4-1 me një tregolësh të Messit, duke dhënë sinjale zgjimi në kampionat pas atij barazimi në derbin kundër Espanyol.
Nga ana tjetër, Real Madrid hasi vështirësi vetëm në fillim të ndeshjes kundër Athletic Bilbao kur e pa veten në avantazh, por Cristiano Ronaldo u rikthye vendimtar me një dygolësh, duke i dhuruar fitoren 4-1 skuadrës “merengues” që vazhdon ta ruajë në +5 diferencën me Barcelonën.
Në takimet e tjera, Valencia barazoi 1-1 në fushën e Osasunas, Mallorca mundi 1-0 Rayo Vallecano, ndërsa Levante dhe Zaragozza ndanë nga një pikë në barazimin pa gola.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *