Home / Sport / Barca sërish turpëroi Realin në Bernabeu

Barca sërish turpëroi Realin në Bernabeu

Barcelona ka shënuar tjetër fitore kundër Real Madridit dhe përsëri në Santiago Bernabeu këtë herë në kuadër të çerekfinales së Copa del Rey me rezultat të ngushtë prej 2-1.

Mbretërit e filluan shumë mirë takimin kur pas një kundërsulmi perfekt, Karim Benzema pason deri te Cristiano Ronaldo i cili godet fortë me të majtën e tij për të mposhtur portierin, Jose Manuel Pinto dhe për të ndezur Bernabeun.

Barcelona pas këtij goli pati disa raste të mira ku vlen të përmendet shtylla e goditur me kokë nga Alexis Sanchez dhe goditja e Iniestës e cila u prit në mënyrë perfekte nga Iker Casillas.

Vlen të përmendet se edhe Ronaldo pati një rast të 100% shënimi por të vend se të vazhdojë më tutje ai tenton të pasojë te Benzema por ky top u ndal nga Eric Abidal.

Në pjesën e dytë Barcelona shënoi dy gola. Pas një harkimi perfekt nga Xavi nga korneri një gabim në mbrojtjen e Realit bëri që Carles Puyol të barazojë rezultatin me kokë.

Në minutën e 77, Lionel Messi pason në mënyrë perfekte deri tani Eri Abidal i cili me të majtën e tij shënon për të kaluar Barcelonën në epërsi.

Deri në fund Reali nuk arriti të barazojë rezultatin dhe kështu do të shpresojë në një kualifikim për në gjysmëfinale të kësaj gare në ndeshjen kthyese e cila zhvillohet në Camp Nou një javë më vonë.

Atletik Bilbao mundi 2:0 Majorkën, duke marrë epërsi tësigurtë para ndeshjes së kthmit, ndërsa të martën Espanjoli fitoi Mirnadesin 3:2. Të ejnten zhvillohet dueli i fundit i çerekfinales kur në derbin e qytetit Valencia pret Levanten.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *