Home / Lajme / Maqedoni / Bashkëpunimi ndërkufitar midis Maqedonisë dhe Bullgarisë shumë i mirë

Bashkëpunimi ndërkufitar midis Maqedonisë dhe Bullgarisë shumë i mirë

12 janar-Gjithashtu u biseduan edhe hapat e mëtejmë për programin e ardhshëm për periudhën 2014 – 2020. Fillimisht të dyja palët pajtuan që të formohet një grup prej dhjetë anëtarësh të cilët do të punojnë në definimin e hapave të ardhshme, përgatitjen e programit të ri dhe në shënimin e aktiviteteve të para.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Nevzat Bejta qëndroi për vizitë pune në Republikën e Bullgarisë. Gjatë kësaj vizite, siç njoftojnë nga kabineti i tij, Bejta u takua me zëvendësministrin e Zhvillimit rajonal dhe punëve publike të Republikës së Bullgarisë, Nikollai Nankov.

Ministri Bejta dhe zëvendësministri Nankov biseduan, siç thuhet, për statusin e implementimit të IPA Programit 2007-2013 dhe për përparimin në realizimin e Programit për bashkëpunim ndërkufitar midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë. Ata bashkërisht biseduan për problemet gjatë implementimit në kuadër të programit dhe në kuadër të projekteve për bashkëpunim ndërkufitar.

Nga të dyja anët u propozuan zgjidhje për realizimin e problemeve të hapura. Bashkërisht të dy palët u dakorduan që të angazhohen kontrollorë të cilët do të bëjnë verifikimin e shpenzimeve të cilat janë bërë nga ana e projekteve të miratuara nga thirrja e parë dhe e dytë për bashkëpunim ndërkufitar midis dy vendeve. Gjatë muajit të ardhshëm në Maqedoni dhe Bullgari do të organizohen trajnime të përbashkëta me kontrollorët dhe me shfrytëzuesit e projekteve se si t’i implementojnë projektet.

“Nga thirrja e parë dhe e dytë për bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë dhe Bullgarisë do të realizohen rreth 70 projekte, por gjatë këtij takimi u tha se në të ardhmen do të punohet që të ketë më shumë mjetet dhe projekte. Aktualisht janë duke u realizuar 35 projekte nga thirrja e parë me vlerë mbi 6 milion euro. Thirrja e dytë është mbajtur gjatë muajit qershor të vitit 2011, kurse aktualisht është duke u bërë evaluimi dhe pritet të nënshkruhen marrëveshjet me aplikuesit. Shuma e përgjithshme e thirrjes së dytë është 5.869.638 milion euro”, thuhet në kumtesën e kabintetit të ministrit Bejta.

Gjithashtu u biseduan edhe hapat e mëtejmë për programin e ardhshëm për periudhën 2014 – 2020. Fillimisht të dyja palët pajtuan që të formohet një grup prej dhjetë anëtarësh të cilët do të punojnë në definimin e hapave të ardhshme, përgatitjen e programit të ri dhe në shënimin e aktiviteteve të para.

Në gusht të vitit 2010 është nënshkruar Memorandum për mirëkuptim midis Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë si organ kombëtar dhe Ministrisë për Zhvillim rajonal dhe punë publike të Republikës së Bullgarisë si autoritet drejtues për këtë program.

Ky është takimi i parë i ministrit të Vetëqeverisjes Lokale Bejta me përfaqësues të shteteve fqinje me të cilat Republika e Maqedonisë ka bashkëpunim ndërkufitar.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *