Home / Lajme / Maqedoni / BDI-ja dhe PDSH-ja me mendime të kundërshtuara për përdorimin e gjuhës shqipe

BDI-ja dhe PDSH-ja me mendime të kundërshtuara për përdorimin e gjuhës shqipe

13 janar-“Nuk jam i kënaqur me rregulimin ligjor për përdorimin e gjuhës shqipe, por shumë punë varen nga qasja dhe vërtetë është se në Parlament kemi problem me qasjen afirmative të cilët e bëjnë deputetët shqiptarë pa marrë parasysh se cilit bllok i takojnë dhe qasjen restriktive nga elita politike maqedonase”, tha Ademi

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme e shqyrton Informatën për zbatimin e praktikës së Amandamentit V të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, të parashtruar nga grupi parlamentar i PDSH-së, e cila ka të bëjë me përdorimin e gjuhës shqipe.

Deputetët e PDSH-së vlerësojnë se Ligji për përdorimin e gjuhëve që e flasin të paktën 20 për qind nga qytetarët në vend dhe në vetadministrimet lokale nuk respektohet në tërësi, respektivisht nuk respektohet dispozita për dygjuhësi ose e drejta e shqiptarëve ta përdorin gjuhën shqipe çdokund në shtet, barabartë me ata që e flasin gjuhën maqedonase.

Deputeti Zijadin Sela, një nga parashtruesit e Informatës, tha se në kohë të fundit në opinion plasohen teza nëse gjuha shqipe është ose jo gjuhë zyrtare në ministritë, pushtetin lokal apo qendror.

“Qëllimi i zbatimit të informatës është që qytetarët shqiptarë të kuptojnë se çfarë të drejte aknë fituar me Ligjin”, tha Sela, duke potencuar se është bërë gabim që nuk e përparon nevojën për gjuhën shqipe, por e kthen 20 vjet prapa.

Deputeti i PDSH-së vlerëson se qytetarët shqiptarë nuk kanë të drejtë të plotë të drejtohen në të gjitha institucionet në gjuhën shqipe, edhe pse, siç tha, Ligji u lejon dygjuhësi dhe për këtë shkak paralajmëroi parashtrimin e parashtresës për Ligjin, e cila do të parashtrohet deri te Gjykata kushtetuese.

Deputetja nga BDI-ja Ermira Mehmeti-Devaja replikoi në fjalimin e Selës, duke theksuar se partia e saj kudjeset për zbatimin e drejtë të Ligjit të miratuar në vitin 2008 dhe nuk shikon se ku shkelet Amandamenti V nga Kushtetuta.

“Nëpër tërë shtetin, emrat e institucioneve janë shkruar në dy gjuhë, respektivisht në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Dygjuhësia përdoret çdokund, në dokumentet zyrtare dhe në internet faqet. Pikërisht për këtë, nuk shoh ku shkelet ky amandament”, tha Mehmeti Devaja, duke treguar fotografi nga tabelat me emrat zyrtarë të ministrive, institucioneve shëndetësore dhe internet faqeve të shkruara në dy gjuhë.

Gjuha është çështje serioze, potencoi deputeti i BDI-së Xhevat Ademi, e cila kërkon qasje dhe trajtim të vetëm dhe nuk është problem vetëm i shumicës parlamentare.

“Nuk jam i kënaqur me rregulimin ligjor për përdorimin e gjuhës shqipe, por shumë punë varen nga qasja dhe vërtetë është se në Parlament kemi problem me qasjen afirmative të cilët e bëjnë deputetët shqiptarë pa marrë parasysh se cilit bllok i takojnë dhe qasjen restriktive nga elita politike maqedonase”, tha Ademi.

Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski disa herë u bëri vërejtje deputetëve të PDSH-së se duhet ta respektojnë Rregulloren për punë të Parlamentit, duke marrë parasysh se, siç thuhet, ata tentuan ta keqpërdorin kërkesën për vërejtje procedurale

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *