Home / Lajme / Maqedoni / BDI me akuza deri te deputetët e opozitës të bashkësive etnike për keqpërdorimin e votimit sipas Badenterit

BDI me akuza deri te deputetët e opozitës të bashkësive etnike për keqpërdorimin e votimit sipas Badenterit

12 janar-Paraprakisht në seancë janë sjellë ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm, me procedurë të shkurtër, por koordinatori i BDI-së, Talat Xhaferi akuzoi deputetët e bashkësive në opozitë se po e keqpërdorin të drejtën e Badenterit.

Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski e ndërpreu seancën e gjashtëmbëdhjetë me kërkesë të grupit të deputetëve të PDSH-së, deputetët e së cilës e propozuan Informacionin për zbatimin në praktikë të amendamentit V të Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë. Koordinatori i grupit të deputetëve të PDSH-së, Imer Aliu kërkoi që seanca të anulohet për nesër për obligime partiake.

Parlamentari i parë tha se ka tentuar që seanca të mbahet sot që të mos bëhen shpenzime shtesë, por se PDSH ka mbetur me kërkesën e saj.

Paraprakisht në seancë janë sjellë ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm, me procedurë të shkurtër, por koordinatori i BDI-së, Talat Xhaferi akuzoi deputetët e bashkësive në opozitë se po e keqpërdorin të drejtën e Badenterit.

Veljanoski konvokoi takim koordinues pasi Xhaferi kërkoi ndërprerjen e seancës së 16-të dhe gjetjen e mënyrës për zhvleftësimin e votimit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për arsimin e mesëm, me procedurë të shkurtër. Sipas tij, është shkelur amendamenti dhjetë nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë me të cilin vendoset parimi i votimit të dyfishtë.

“Ne patëm shumicë në votim. Në mënyrë jokushtetuese bëhet lojë me parimin e Badenterit. Përfaqësuesit e bashkësive nga opozita gjegjësisht keqpërdorin një të drejtë e cila është arritur në shpinë të të tjerëve. Kërkoj të gjeni mundësi të zhvleftësohet ky votim për shkak faktit që nuk duhet të merret parasysh votimi i atyre që hynë vetëm për votimin e dytë të ligjit”, deklaroi Xhaferi.

Ai iu drejtua deputetit Erdogan Saraç nga opozita duke theksuar se nuk mund të luajë me të drejtën për të cilën dikush tjetër ka luftuar dhe e ka fituar.

Kryetari i Kuvendit Trajko Velanoski tha se kjo mbetet në ndërgjegjien e deputetëve të cilëve u është dhënë kjo e drejtë.

“Nuk ishte korrekte nga katër deputetët të cilët qëndronin para Sallës 1, morën urdhër të mos hyjnë dhe përnjëherë mendonin se do të rrëzohet ligji nëse hyjnë dhe votojnë me atë që u jepet me Kushtetutë. Në vend se t’i mbrojnë të drejtat e bashkësive ata e keqpërdorin”, deklaroi Veljanoski.

Zëvendëskoordinatorja e grupit të deputetëve të LSDM-së Vesna Bandevska tha se ata dje qartë kanë treguar se nuk do të marrin pjesë në sjelljen e ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm.

“Qëndrimi ynë ishte shumë i qartë që t’i mbrojmë arsimtarët e arsimit fillor dhe të mesëm nga keqpërdorimi klasik të cilin po e bën pushteti. Si argument legjitim deputetët tanë të cilët votojnë sipas Badenterit hynë ta shfrytëzojnë mundësinë e fundit për mbrojtjen e interesave të të gjithë arsimtarëve në vend”, tha Bendevska.

Ajo e akuzoi Veljanoskin se në seancën e sotme ka bërë keqpërdorim klasik të funksionit.

Ndërsa nga ana tjetër Veljanoski duke iu përgjigjur vërejtjes së Bendevskës tha se për sjellje të ndërgjegjshme nuk duhet normë por duhet njerëzi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *