Home / Lajme / Maqedoni / Bejta vizitë në Manastir

Bejta vizitë në Manastir

20 janar-Ministria e Vetëqeverisjes Lokale është përgjegjëse për tre marrëveshjet gjegjësisht: ndërtimin e sallës sportive në shkollën fillore “Rexho Rushid Zajazi” në Zajaz e cila është në realizim e sipër dhe pritet të përfundon në muajin Maj të këtij viti, rinovimin e shkollave “Nikolla Vapcarov” në Strumicë të cilat janë në fazën përfundimtare dhe pritet të përfundojnë në muajin e ardhshëm si dhe rikonstrumin dhe rinovimin e objekteve të shtëpisë së pleqve në Manastir.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta dhe Kryetari i Komunës së Manastirit Vladimir Talevski e nënshkruan marrëveshjen për rekonstruim dhe renovim të shtëpisë së pleqve “Sue Raider” në Manastir. Ministri Bejta dhe kryetari i komunës thanë se me realizimin e këtij projekti do të përmirësohet funksionimi i shtëpisë dhe do të përmirësohen kushtet për pleqtë, personat në moshë të thyer për të gjithë shfrytëzuesit. Në kuadër të projektit është e paraparë të rikonstruohen të dyja anët e paviljoneve (objekteve) të shtëpisë së pleqve në Manastir. Do të rikonstruohen shkallët, do të bëhet rekonstruim i brendshëm dhe i jashtëm i objekteve, do të vendosen pajisjes të reja sanitare, do të bëhet përforcimi i konstruksionit bartës, vendosje të ashensorit dhe fasadës së re.

Ministri Bejta tha se kjo marrëveshje është në kompetencë të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe realizimi i këtij projekti do të filloj nga muaji i ardhshëm.

“Projekti pritet të realizohet në afat një vjeçar, deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm 2013. Marrëveshja e nënshkruar është me vlerë 850.549,74 euro, prej të cilave Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të ndajë 672.211,89 euro dhe Komuna e Manastirit 178.337,85 euro”, tha ministri Bejta.

Kryetari i Komunës së Manastirit Vladimir Talevski tha se për momentin në shtëpinë e pleqve në Manastir ka 140 shtretër megjithatë të gjithë ato janë të vendosura në kushte jo të mira. Ai tha se me rikonstrumin e shtëpisë së pleqve do të rritet numri i shfrytëzuesve dhe kjo shtëpi do t’i plotësoj të gjitha standardet Evropiane.

“Projekti me të cilin kemi aplikuar i ruan, i përmban dhe i përmbush të gjitha normat Evropiane. Bëhet fjalë për shtëpi moderne me të gjitha standardet Evropiane. Për momentin kemi dy blloqe me kapacitet prej 140 shtretër, megjithatë dhe përskaj asaj se do t’i rrisim kapacitetet, do t’a rrisim edhe numrin e shtretërve në 190. Ka kërkesë edhe për 30 persona tjerë”, deklaroi Talevski.

Sipas Talevskit, do të rikonstruohet 1209 metra katror hapësirë dhe bashkë me pjesën e re do të ketë gjithsej 2400 metra katror hapësirë në gjithë objektin.

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale është shfrytëzuese e Projektit FISHE “Infrastruktura lokale për kohezionin social dhe ekonomik”, e cila realizohet në kuadër të IPA komponentit të parë nga viti 2007-të. Vlera e përgjithshme e Projektit FISHE-së është 8,7 milion euro, prej të cilave 7 milion euro janë ko-financim nga Unioni Evropian, kurse pjesa tjetër prej 1,7 milion euro janë siguruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.

Në kuadër të kësaj Projekt FISHE-je është e paraparë të financohen projekte ndërtimore në gjithsej 14 komuna.

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale është përgjegjëse për tre marrëveshjet gjegjësisht: ndërtimin e sallës sportive në shkollën fillore “Rexho Rushid Zajazi” në Zajaz e cila është në realizim e sipër dhe pritet të përfundon në muajin Maj të këtij viti, rinovimin e shkollave “Nikolla Vapcarov” në Strumicë të cilat janë në fazën përfundimtare dhe pritet të përfundojnë në muajin e ardhshëm si dhe rikonstrumin dhe rinovimin e objekteve të shtëpisë së pleqve në Manastir.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *