Home / Lajme / Maqedoni / Benzinat shtrenjtohen për 1,5 gjegjësisht dy denarë, ndërsa dizeli për 2,5 denarë për një litër

Benzinat shtrenjtohen për 1,5 gjegjësisht dy denarë, ndërsa dizeli për 2,5 denarë për një litër

16 janar-Çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 rritet për dy denarë për një litër dhe do të jetë 79,50 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 shtrenjtohet për 1,50 denarë për një litër dhe do të kushtojë 81 denarë. Çmimi i ri me pakicë i EURODIZEL-it (D-E V) është 72,50, ndërsa i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri (EL-1) 61 denarë për një litër.

Benzinat prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për 1,5 gjegjësisht dy denarë për një litër, ndërsa karburantet dizel për 2,5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë.

Me vendimin bëhet rritja e çmimeve rafinerike dhe me pakicë të derivateve të naftës në mesatare prë 4,58 gjegjësisht 3,56 për qind.

Çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 rritet për dy denarë për një litër dhe do të jetë 79,50 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 shtrenjtohet për 1,50 denarë për një litër dhe do të kushtojë 81 denarë. Çmimi i ri me pakicë i EURODIZEL-it (D-E V) është 72,50, ndërsa i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri (EL-1) 61 denarë për një litër.

Me vendimin e KRRE-së, për 2,114 denarë rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 HC i cili do të kushtojë 46,140 denarë për një kilogram.

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në periudhën e shkuar prej 14 ditëve ishte 111,461 dollarë për barel dhe është për 3,6 për qind më i lartë nga çmimi mesatar i naftës së papërpunuar sipas të cilit janë formuar çmimet vijuese të derivateve të naftës. Kursi i denarit në raport me dollarin gjatë dy javëve të kaluara ishte 47,7382 denarë për një dollarë dhe është 1,28 për qind më i lartë nga kursi i dollarit sipas të cilit ishin formuar çmimet

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *