Home / Lajme / Rajon / Berisha: Një komb, një qëndrim

Berisha: Një komb, një qëndrim

17 janar-“Dita e sotme është një nga ditët më të shënuara në historinë e parlamentit dhe të kombit shqiptar, sepse në këtë sallë janë mbledhur për të çelur këtë aktivitetet në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, deputetë shqiptarë nga të gjitha viset e kombit të zgjedhur me votën e lirë”, tha kryeministri Berisha, në seancën plenare në kuadër të çeljes së kalendarit të veprimtarive për 100 vjetorin e pavarësisë.

Kryeministri Sali Berisha deklaroi të martën se, ekzistenca e kombit shqiptar erdhi pasi faktori mbarëshqiptarë mbajti të njëjtin qëndrim.

“Dita e sotme është një nga ditët më të shënuara në historinë e parlamentit dhe të kombit shqiptar, sepse në këtë sallë janë mbledhur për të çelur këtë aktivitetet në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, deputetë shqiptarë nga të gjitha viset e kombit të zgjedhur me votën e lirë”, tha kryeministri Berisha, në seancën plenare në kuadër të çeljes së kalendarit të veprimtarive për 100 vjetorin e pavarësisë.

Kjo, sipas kreut të qeverisë përbën edhe arritjen më të madhe të këtij shekulli për ne. Kryeminsitri Berisha shprehu nderimin e tij më të madh për të gjithë ata burra dhe gra, që flijuan rininë dhe jetën e tyre për këtë ditë.

Këtë ditë, theksoi Berisha, i’a detyrojmë në radhë të parë faktit se në çdo kohë e furtunë qëndruam së bashku. “Thellë në shpirt, në aspiratën e shqiptarëve qëndron parimi një komb, një qëndrim. Asgjë s’mund të ndalë edhe të coptojë shpirtin e një kombi, trupin po, por shpirti i një kombi është liria e tij. Liria është një dhe e pandarë, ndaj ne vijmë në këtë sallë të lirë, sepse qëndruam së bashku, sepse gjatë një shekulli i faktuam vetes sonë se për shqiptarët, si komb i qytetëruar, liria nuk ka çmim dhe se ata janë të gatshëm të paguajnë çdo çmim që lipset për të qenë të lirë e të denjë në shtëpitë e tyre”, theksoi Berisha.

Kreu i qeverisë, duke vlerësuar mbështetjen e miqve ndërkombëtar, si thelbësore në ekzistencën e kombit shqiptar, siguroi se do të bëhet gjithçka për t’i bërë çdo ditë e më shumë qytetarët shqiptarë me të lirë, më të sigurtë, për projektin tonë të madh, projektin e shqiptarëve në Europë.

Në këtë rrugë, theksoi ndër të tjera kryeministri Berisha, ne kemi arritje të mëdha, por edhe vështirësi reale. “E vërteta është që mundësitë dhe potencialet tona, janë shumë e shumë herë më të mëdha se vështirësitë”, u shpreh Berisha.

Kryeministri Berisha nderoi edhe kontributin e figurave të shquara, që sipas tij, bënë historinë e kombit shqiptar, si Skënderbeu, Ismail Qemali, Bajram Curri, Fan Noli, Isa Buletini, Sulejman Delvina, etj, për të ardhur në vitet ’90, që siç theksoi ai, shqiptarët në Kosovë e Maqedoni i dhanë fund kolonisë së fundit të Europës, në emër të lirisë

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *