Home / Lajme / Maqedoni / Besimi – Imami: Nivel i lartë i bashkëpunimit, mbështetje nga Shqipëria për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE

Besimi – Imami: Nivel i lartë i bashkëpunimit, mbështetje nga Shqipëria për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE

20 janar-Bashkëpunimi, theksuan Imami dhe Besimi, ka hapësirë të zgjerohet edhe në shumë fusha të tjera, veçanërisht në drejtim të angazhimit të përbashkët për promovimin e projekteve “mbrojtja e mençur” dhe shfrytëzim më racional të resurseve në mbrojtje. Në këtë kontekst, nga pala e Maqedonisë, është ofruar mundësi të shfrytëzohet poligoni i armatës “Krivollak” dhe Qendra rajonale për komunikime.

Bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë në sferën e Mbrojtjes, bashkëpunim të nivelit të lartë lidhur me çështjet për integrimet euroatlantike dhe për rajonin, konstatuan ministrat e Mbrojtjes të Maqedonisë dhe të Shqipërisë, Fatmir Besimi dhe Arben Imami, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në vend.

Në takim, ministri Imami e konfirmoi mbështetjen e plotë të Maqedonisë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO.

“Sa më shpejtë Maqedonia dhe vendet e rajonit të integrohen në NATO dhe në BE, kjo do të jetë vetëm në interes të paqes, sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit. Integrimi i Republikës së Maqedonisë në NATO është në interesim më të mirë edhe për Republikën e Shqipërisë”, deklaroi pas takimit Imami.

Megjithatë, ai shfaqi shpresë se, siç tha, problemi teknik dhe politik që ekziston midis Maqedonisë dhe Greqisë, të zgjidhet sa më shpejtë të jetë e mundur dhe vendi të bëhet anëtar i plotfuqishëm i Aleancës dhe BE-së.

Bashkëpunimi, theksuan Imami dhe Besimi, ka hapësirë të zgjerohet edhe në shumë fusha të tjera, veçanërisht në drejtim të angazhimit të përbashkët për promovimin e projekteve “mbrojtja e mençur” dhe shfrytëzim më racional të resurseve në mbrojtje. Në këtë kontekst, nga pala e Maqedonisë, është ofruar mundësi të shfrytëzohet poligoni i armatës “Krivollak” dhe Qendra rajonale për komunikime.

Ministri shqiptar i Mbrojtjes e paralajmëroi edhe mundësinë në kuadër të Grupit të Adriatikut – A5, ose në cilëndo formë tjetër, të formohet grup i përbashkët i cili do të ballafaqohej me intervenime eventuale urgjente qofshin katastrofat natyrore ose kërcënimet terroriste.

Ministri Imami do të pritet edhe nga zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i obliguar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi, ndërsa është planifikuar të realizojë takim edhe me anëtarët e Komisionit kuvendor për mbrojtje dhe siguri.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *