Home / Lajme / Maqedoni / Besimi paralajmëroi aktivitet diplomatik para Samitit të NATO-s në Çikago

Besimi paralajmëroi aktivitet diplomatik para Samitit të NATO-s në Çikago

27 janar-Realisht, vlerëson Besimi, deri në Samitin e NATO-s në Çikago, nuk mund të pritet zgjidhje për emrin. Ajo që duhet të bëhet është të shihet cilat janë opsionet në Çikago, të vazhdojë dialogu me Greqinë për emrin dhe me të të gjendet zgjidhje si Maqedonia të bëhet pjesë e NATO-s, tha ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi.

Aktivitet diplomatik intensiv dhe komunikim me kolegët dhe institucionet jashtë vendit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, njoftimi me reformat që shteti i bën në vazhdimësi dhe përcaktimi për anëtarësimin në Aleancë si prioritet të saj strategjik.

Këto janë prioritetet të cilat sot në takim me gazetarët i precizoi ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi për periudhën e ardhshme para Samitit të NATO-s në maj të këtij viti, me qëllim të valorizimit të angazhimeve të cilat i bën Maqedonia për anëtarësimin e plotfuqishëm në Aleancë.

Në kuadër të “Agjendës Çikago 2012”, paralajmëroi vizita në të gjitha vendet anëtare të NATO-s në të cilat do të bisedohet për Samitin e ardhshëm të Aleancës. Aktivitetet e tij përfshijnë prezencën në mëngjesin lutës në SHBA më 2 shkurt, vizitë në selinë e NATO-s në Bruksel më 3 shkurt, pjesëmarrjen më 4 dhe 5 shkurt në Konferencën për siguri në Munih, në kuadër të së cilës do të ketë takime të shumta me homologët e tij nga Aleanca. Ai më 6 shkurt do të qëndrojë për vizitë pune në Beograd, ku do të bisedojë për përforcimin e bashkëpunimit rajonal.

Paralajmëroi edhe vizitë në brigadën multinacionale paqësore për Evropën Juglindore me bazë në Larisa, Greqi, me të cilën për momentin komandon Maqedonia. Një gjeneral i Armatës së Maqedonisë është në Larisa dhe komandon me atë brigadë, njoftoi Besimi dhe paralajmëroi takim të tij të mundshëm në Larisa ose në Athinë me ministrin grek të Mbrojtjes.

“I bëjmë reformat dhe diplomacinë intensive në këtë periudhë që t’i njoftojmë partnerët tanë për të gjitha angazhimet që Republika e Maqedonisë i bën për anëtarësimin në NATO dje t’i bindim me argumentet se pozita jonë dhe anëtarësimi në Aleancë, nuk është kundër asnjë anëtareje të NATO-s. Përkundrazi me anëtarësimin tonë do të fitojë Maqedonia, rajoni, Greqia, do të fitojë NATO. Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të jetë sukses edhe për NATO-n jo vetëm për Maqedoninë”, tha Besimi.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se vetë fakti se kontesti për emrin zgjat aq sa ka edhe pavarësia e Maqedonisë, është e qartë se kjo nuk është çështje e thjeshtë dhe e lehtë.

Sipas tij, vetë anëtarësimi i rajonit në NATO do të thotë rajon stabil, treg për investime të mëdha dhe zhvillim. Greqia, theksoi Besimi, një pjesë të madhe të investimeve i ka edhe në Maqedoni, pjesa më e madhe e tregtisë greke drejt Evropës shkon përmes Maqedonisë dhe Evropës Juglindore dhe interes i përgjithshëm është që rajoni të zhvillohet.

“Anëtarësimi në NATO nuk do të thotë se çështja rreth emrit ka përfunduar. Ne na duhet në këtë fazë Republika e Maqedonisë të bëhet anëtare e NATO-s madje edhe nën referencën siç jemi në KB. Kjo një herë është pranuar nga ana e Greqisë, ndërsa çështja rreth emrit mund të zgjasë. Të dyja palët i kanë pozitat derisa nuk gjendet zgjidhje e përbashkët e pranueshme. Zgjidhje e përbashkët e pranueshme në raport me NATO-n është njëjtë dy vendet edhe Maqedonia edhe Greqia të pajtohen siç ishte në KB. Nga NATO-ja nuk është thënë në mënyrë të prerë – duhet të gjeni emër dhe atëherë të hyni”, theksoi Besimi.

Qëllimi ynë, potencoi ai, është shumë i sinqertë dhe transparent dhe ne nuk kemi problem t’i themi pozitat tona, e ai është anëtarësimi në NATO. Ai shtoi se edhe tani në nivel ndërkombëtar shfrytëzohet referenca derisa nuk gjendet zgjidhje tjetër dhe kjo nuk bën problem me funksionimin në institucione të tjera.

Realisht, vlerëson Besimi, deri në Samitin e NATO-s në Çikago, nuk mund të pritet zgjidhje për emrin. Ajo që duhet të bëhet është të shihet cilat janë opsionet në Çikago, të vazhdojë dialogu me Greqinë për emrin dhe me të të gjendet zgjidhje si Maqedonia të bëhet pjesë e NATO-s, tha ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *