Home / Lajme / Maqedoni / BFIM përkrah këshillin e Sali Berishës për 100 vjetorin e pavarësisë

BFIM përkrah këshillin e Sali Berishës për 100 vjetorin e pavarësisë

3janar-Hoxhallarët në histori luftuan gjithmonë kundër shtypjes kombëtare jo vetëm me mjetet materiale të qëndresës së armatosur, por edhe me mjete intelektuale, me idetë të cilat argumentonin të drejtat e popullit shqiptar për një ekzistencë të pavarur. Prandaj shpallja e Pavarësisë bënë pjesë në ato ngjarje që shënojnë etapa të rëndësishme jo vetëm në procesin historik kombëtare, por edhe atë fetarë

Bashkësia Islame e Republikës së Maqedonisë, si institucioni i vetëm që ruan dhe mbron vlerat islame të myslimanëve të Maqedonisë, ku 95 për qind e këtij korpusi janë shqiptarë, me zell të madh i përgjigjet iniciativës se kryeministrit shqiptarë Sali Berisha, për formimin e Këshillit Organizativ për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit.Gjatë këtyre 100 viteve udhë dhe shtigje të vështira drejt plotësimit të aspiratave evropiane shqiptare në Ballkan, gjatë këtyre 100 viteve rrebesheve të mëdha historike për tu bërë pjesë e familjeve të mëdha të përparuara, Bashkësia Fetare Islame, pavarësisht situatave historike të trojeve shqiptare, në çdo rrethanë dhe në çdo kohë u bë bashkudhëtare e çdo iniciative kombëtare. Këtë e dëshmon edhe vetë kujtesa kombëtare, kur edhe 100 vite më parë, Ismail Bej Qemali, kishte marrë udhë të shpallë pavarësisë e Shqipërisë, krahu i djathtë i tij ishte Myftiu i atëhershëm Haxhi Vebi Dibra.Hoxhallarët në histori luftuan gjithmonë kundër shtypjes kombëtare jo vetëm me mjetet materiale të qëndresës së armatosur, por edhe me mjete intelektuale, me idetë të cilat argumentonin të drejtat e popullit shqiptar për një ekzistencë të pavarur. Prandaj shpallja e Pavarësisë bënë pjesë në ato ngjarje që shënojnë etapa të rëndësishme jo vetëm në procesin historik kombëtare, por edhe atë fetarë.Ajo mbylli një epokë, epokën e shkëlqyer të Rilindjes për t’u çelur brezave të ardhshëm rrugë të reja. Si e tillë, ajo ka rëndësi jo vetëm për kohën kur ndodhi e për kthesën që shënoi, por edhe për pasojat pozitive që la pas.Prandaj kremtimi i përvjetorëve të saj, evokimi i bëmave të të parëve tanë, vlerësimi i tyre në dritën e shkencës së sotme përbën një detyrë jo vetëm për historianët, por për gjithë shoqërinë shqiptare, përfshirë këtu edhe kujtesën fetare të shqiptarëve. Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë, ashtu si në histori edhe sot me përfaqësuesin e saj do të jetë pjesë e Këshillit Organizativ për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit dhe njëkohësisht i bashkëngjitet edhe urimit të kryeministrit shqiptarë Sali Berisha, që shqiptarët në këtë 100 vjetorë të pavarësisë, të jenë më të mençur, më të zgjuar, më të bashkuar, më të fuqishëm se kurrë në historinë e tyre , thuhet në komunikatë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *