Home / Sport / Boksieri Zhuta, ‘Sportist i Vitit në Strugë’

Boksieri Zhuta, ‘Sportist i Vitit në Strugë’

“Jam shumë i kënaqur që më jepet ky çmim dhe për këtë falemenderoj organizatorët. Unë detyrën time kam tentuar ta bëj në ring, ndërsa tani tjerët më vlerësojnë. Sigrusisht kjo është një kënaqësi e madhe dhe një motivim shtesë për të vazhduar me suksese edhe në të ardhmen”, deklaroi boksieri më i mirë në Maqedoni për vitin 2011, Fatlum Zhuta.

Fatlum Zhuta është zgjedhur sportisti më i mirë i vitit në Strugë, në manifestimin e organizuar nga Lidhja e Sporteve të Strugës. Në mesin e shumë sportistëve të cilët vitin e kaluar spikatën me rezultatet e tyre, në fund çmimi kryesor me plotë meritë shkoi në duart e Fatlum Zhutës. Ky epilog ishte i pritshëm nëse meret parasysh se vitin e kaluar Zhuta arriti rezultate shumë të mira. Zhuta i cili kishte paraqitjet të mira në kampionatet evropiane dhe botërore, me plotë meritë mori këtë çmim, pasi në vitin 2011 fitoi disa turne si ‘Faleminderit Nato’, Pavarësia’, ‘Adem Jashari’ dhe ‘Lah Nimani’ në Prishtinë, ‘Hakija Turajlic’ në Sarajevë, ndërsa kulminacionin e arriti me triumfin në turneun ndërkombëtar ‘Gongu i Artë 2011’. Ai më 5 janar u shpall ‘Boksieri më i mirë i vitit në Maqedoni’, në ceremoninë e organizuar nga Federata e Boksit të Maqedonisë. Ndërkohë Zhuta shprehet i kënaqur për çmimin e fundit i cili pritet ta motivojë më shumë për suksese të reja në të ardhmen. “Jam shumë i kënaqur që më jepet ky çmim dhe për këtë falemenderoj organizatorët. Unë detyrën time kam tentuar ta bëj në ring, ndërsa tani tjerët më vlerësojnë. Sigrusisht kjo është një kënaqësi e madhe dhe një motivim shtesë për të vazhduar me suksese edhe në të ardhmen”, deklaroi boksieri më i mirë në Maqedoni për vitin 2011, Fatlum Zhuta. Çmimi për klubin më të mirë të vitit i takoi KB Sindi, pjesë e të cilit është pikërisht Fatlum Zhuta. Edhe pse vitin e kaluar fitoi shumë turne, duke marë madje edhe çmime të rëndësishme, gjithsesi Zhuta ndjehet shumë i kënaqur që tani nderohet nga qyteti i tij i lindjes, të cilët vlerësojnë arritjet e tij. “Pas gjithë titujve dhe çmimeve që fitova vitin e kaluar, ky i fundit me të vërtetë është shumë special. E them këtë duke u bazuar në faktin se më nderon qyteti im i lindjes dhe kjo është kënaqësi e madhe. Unë jam i lumtur që me sukseset e mija prezantoi më së miri qytetin tim, ndërsa tani ata më respektojnë mua me ndarjen e këtij çmimi. Shpresoj që në të ardhmen të kemi arsye tjera për të festuar dhe të arrijmë edhe më shumë tituj’, përfundoi boksieri Strugan. Fatlum Zhuta në këtë mënyrë rrumbullaksoj në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2011 në të cilin rregjistroi suksese të mëdha, ndërsa e gjithë kjo duhet të jetë një shtytje e madhe për të vazhduar të punojë edhe më shumë në tentimin që edhe këtë vit të përsërisë paraqitjet e vitit të kaluar dhe përsëri të jetë njëri prej boskierëve më të mirë të vendit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *