Home / Sport / ‘Buba’ i kënaqur në Wolfsburg

‘Buba’ i kënaqur në Wolfsburg

‘Patjetër që jam i kënaqur, kam ardhur në një klub të madh ku profesionalizmi është në nivelin më të lartë të mundshëm. Kam bashkëlojtar emra të mëdhej të futbollit evropian dhe kuptohet që më nevoitet pak kohë për tu adaptuar me kushtet e reja’, deklaroi nga Gjermania në një bisedë ekskluzive për ‘Koha’-n, Ferhan Hasani.

Kanë kaluar gati një muaj që futbollisti tetovar Ferhan Hasani i është bashkuar ekipit gjerman të Wolfsburgut dhe dalëngadalë ai është duke u adaptuar me sukses në mjedisin e ri. Si një futbollist me moshë të re, ai ka nevojë për kohë, mirëpo vetë Hasani thot se për është i kënaqur nga mënyra se si rrjedhin gjërat për momentin. ‘Patjetër që jam i kënaqur, kam ardhur në një klub të madh ku profesionalizmi është në nivelin më të lartë të mundshëm. Kam bashkëlojtar emra të mëdhej të futbollit evropian dhe kuptohet që më nevoitet pak kohë për tu adaptuar me kushtet e reja’, deklaroi nga Gjermania në një bisedë ekskluzive për ‘Koha’-n, Ferhan Hasani, i cili më pas foli edhe për ndryshimin e madh që ka përjetuar në jetën e tij. ‘Unë jam i durueshëm për ta pritur rastin tim, pasi jam i vetëdijshëm se për një gjë të tillë nevoitet edhe pak kohë adaptimi dhe arritje të nivelit të përgatitjes me atë që kërkon kampionati gjerman. Nuk duhet të harojmë se kam kaluar nga Maqedonia në Bundesligë dhe dallimi i madh në kualitet është i pakrahasueshëm. Këtë e vëren secili që ndjek futboll, ndërsa mos të flasim për ne që kemi fatin të provojmë këtë përvojë në realitet. Prandaj unë përsëris se jam i lumtur që jam këtu dhe se kjo është një ëndër e plotësuar për mua. Secili ëndëron që një ditë të jetë pjesë e Bundesligës’, tha Hasani. ‘T’ju them të drejtën këto ditë jam shumë i lodhur, pasi këtu punohet në mënyrë shumë intenzive. Me mua trajnerët punojnë shumë, ndoshta duke dashur që të më ndihmojnë të arrij nivelin e të tjerëve që tani më një kohë janë pjesë e ekipit dhe Bundesligës. Kjo është një periudhë e lodhshme, mirëpo unë jam kapur për këtë punë dhe nuk do të dorëzohem deri në fund. Jam tëpër i bindur se nëse vazhdoj të punoj kështu, një ditë do të jem pjesë e ekipit të parë’, foli me optimizëm ‘Buba’, duke sqaruar në vazhdim për kushtet që punon te ekipi i ri. ‘Ndoshta është qesharake të flasim për këtë, por normal unë vij nga Maqedonia dhe dua të them se atje (në Maqedoni) ngecim shumë prapa. Thash më lartë se përjetoj një periudhë të lodhshme, por dua të shtoj se njëkohësisht është shumë e këndshme për ta shijuar. Për kushtet cka mund të them? Më të mirat që mund të egzistojnë. Në përgjithsi rreth futbollit gjërat janë të vendosura aq profesionalisht, sa që futbollistit i mbetet me ëndje të jap më të mirën nga vetja. Këtu askush nuk meret me punë ta kota, apo me punë të tjetrit. Secili bën punën e vet në mënyrë profesionale dhe suksesi normal që mungon. Nuk janë rastësisht në këtë nivel, punojnë shumë, investojnë në infrastrukturë dhe kërkojnë gjithmonë maksimumin. Nëse se bën punën si duhet, vijnë ndryshimet dhe kërkojnë të tjerë që do e bëjnë. Është një proces që vazhdon, por që gjithmonë ka qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të performansës dhe suksesit’, shtoi tetovari, Ferhan Hasani. Ai tani më din mirë për atmosferën në ekip, kaloi përgatitje në Dubai, ndërsa javën e kaluar nisi sezoni në Bundesligë. ‘Përgatitjet në Dubai ishin dicka speciale për mua, pasi ishim në një vend fantastik, ndërsa unë për herë të parë udhëtoja në përgatitje me Wolfsburgun. Debutimi im në fanellën e Wolfsburgut ishte tjetër mbresë pozitive dhe këto do mbeten gjatë kohë në mendjen time. Javën e kaluar vazhdoi sezoni në Bundesligë, ku ekipi im fitoi përballë Kelnit. Unë nuk isha në 18-she, mirëpo e ndjeva nga afër atmosferën dhe emocionet që sjell Bundesliga. Tani na pret takimi me Bayernin në Munih. Të gjithë e dijnë se cka don të thotë për futbollin gjerman ky klub, mirëpo ekipi jonë nuk ka ndërmend të dorëzohet para kohe’, thotë ish-numri ‘10’-të i Shkëndijës, i cili assesi nuk haron ekipin e tij amë. ‘Vazhdimisht ndjek situatën rreth Shkëndijës. Asnjëherë nuk do ta haroj klubin tim amë, ku arrita të afirmohem si futbollist. Largimi im dhe i Kurtishit ka lënë shprastirë, por besoj se drejtuesit do të gjejnë zëvendësime adekuate. Besoj se Shkëndija do të vazhdojë me suksese, për të sjell caste gëzimi për atë publik fantastik në krye me ‘Ballistët’. Shfrytëzoj këtë rast që përmes kësaj deklarate edhe një herë t’i përshëndes gjithë ata njerëz që më kanë përkrahur mua dhe Shkëndijën, duke u dëshiruar cdo të mirë në të ardhmen’, përfundoi numri ‘43’ i Wolfsburgut, Ferhan Hasani.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *