Home / Sport / Cana dy muaj jashtë fushe?

Cana dy muaj jashtë fushe?

Mesfushori është dëmtuar gjatë pjesës së parë të takimit kundër Sienës pas një përplasje me portierin kundërshtar Pegolo.

Dëmtim më i rëndë sesa mendohej ai i Lorik Canës, i cili mund t’i mungojë dy muaj fushave të blerta.
Mesfushori është dëmtuar gjatë pjesës së parë të takimit kundër Sienës pas një përplasje me portierin kundërshtar Pegolo.
Ky ishte shkaku pse trajneri Reja vendosi ta largonte atë nga fusha në pushimin e ndeshjes, ndonëse ai ishte i vetmi që rrezikoi portën kundërshtare.
Për dëmtimin e Canës ka folur edhe Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios që po kërkon një zëvendësues. “Do të duhet të ndërhyjmë në merkato pasi Cana mund të mungojë për një periudhë të gjatë”, u shpreh ai pasi futbollisti shqiptar iu nënshtrua kontrollit mjekësor në infermierinë e klubit.
Dëmtimi i Canës vjen në kohën më pak të përshtatshme për mesfushorin. Kapiteni i përfaqësueses shqiptare kishte fituar një vend mes titullarëve te Lacio duke lënë pas problemet e fillimit të sezonit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *