Home / Sport / Cana voton fituesin, Toshak e Pandev huqin

Cana voton fituesin, Toshak e Pandev huqin

Kapiteni i përfaqësueses shqiptare, ka ndarë preferencën e tij sipas asaj që më pas rezultoi renditja përfundimtare, duke dhënë vendin e parë për Lionel Mesi, vendin e dytë për Kristiano Ronaldo dhe vendin e tretë për Ksavin. Ndryshe nga Cana, totalisht kanë qenë të huqura opinionet e strategut të reprezentacionit të Maqedonisë Xhon Toshak dhe sulmuesit maqedonas Goran Pandev, për fituesin e “Topit të Artë”.

Lorik Cana duhet të ndjehet i lumtur për faktin se zgjedhja e tij për “Topin e Artë” ka rezultuar e goditur. Si zakonisht, pas çdo ceremonie, FIFA ka publikuar listat e votuesve të cilët janë kapitenët dhe trajnerët e kombëtares së futbollit si dhe një gazetar nga çdo vend. Kapiteni i përfaqësueses shqiptare, ka ndarë preferencën e tij sipas asaj që më pas rezultoi renditja përfundimtare, duke dhënë vendin e parë për Lionel Mesi, vendin e dytë për Kristiano Ronaldo dhe vendin e tretë për Ksavin. Ashtu si kapiteni shqiptar kanë bërë përzgjedhjen e tyre ndër të tjerët edhe kapiteni i Ukrainës, Andri Shevçenko dhe ai i Skocisë, Darren Fleçer. Ndërkohë, vota e trajnerit të kombëtares së Shqipërisë është hedhur nga Xhemal Mustedanagiç, meqenëse Josip Kuzhe ishte larguar dhe vendin vakant për atë periudhë e mbuloi ndihmësi i tij. “Xhemo” ka vënë Kristiano Ronaldo në vendin e parë, Erik Abidal në vendin e dytë dhe Lionel Mesin në vendin e tretë. Ndryshe nga Cana, totalisht kanë qenë të huqura opinionet e strategut të reprezentacionit të Maqedonisë Xhon Toshak dhe sulmuesit maqedonas Goran Pandev, për fituesin e “Topit të Artë”. Trajneri nga Uellsi kishte vendosur që pesë poena nga votimi i tij ti jep për bashkëlojtarin e Mesit, Çavin. Në vendin e dytë selektori i Maqedonisë vendosi portugezin Kristianon Ronaldo, ndërsa në të tretit kishte venë ish futbollistin e Interit, Samuel Eton. Ndërkaq, sulmuesi i Napolit, Goran Pandev, kishte vendosur që 5 pikë ti jap për ish bashkëlojtarin e tij kur luanin te Interi, Samuel Etos, në vendin e dytë kishe vendosur mesfushorin e Interit, Uesli Shnajderin dhe në të tretin Erik Abidalin mbrojtësin e krahut të Barcelonës, i cili vitin e kaluar u përballë me një sëmundje të rëndë, por prapë arriti të kthehet në terrenin e gjelbër dhe të kthen formën që kishte më parë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *