Home / Lajme / Botë / Celular, bateria e të cilit zgjat 15 vjet

Celular, bateria e të cilit zgjat 15 vjet

11 janar-Me thirrjen nga “SperUan” merret vesh edhe lokacioni ku gjendet shfrytëzuesi. prodhimi i ri do t’i gëzojë njerëzit të cilët shpesh udhëtojnë, e çdoherë nuk kanë qasje deri te burimi i energjisë elektrike.

Kompania “Ikspal Pauer” (Xpal Power), veprimtaria e së cilës është gjetja e mënyrave të reja për kursim të energjisë, e ka shpikur celularin e parë, bateria e të cilit mund të zgjat madje 15 vjet.

Telefoni me emrin “SperUan” (Spareone) mbushet me ndihmë të AA baterisë së rëndomtë dhe është ideal për raste urgjente. Ai kushton 40 euro.

Me thirrjen nga “SperUan” merret vesh edhe lokacioni ku gjendet shfrytëzuesi. prodhimi i ri do t’i gëzojë njerëzit të cilët shpesh udhëtojnë, e çdoherë nuk kanë qasje deri te burimi i energjisë elektrike.

“Pasi punon me ndihmë të një baterie të rëndomtë AA, ky celular do të mund të zgjidh aq probleme të përditshme. Mund ta merrni me vete pa brengë n[ëse do të jetë i mbushur ose jo. Është i disejnuar ashtu që do t’ua mundësojë thirrjet më të rëndësishme, pa marrë parasysh në gjithçka”, tha drejtori i projektit Alan Simberkno

Gjithashtu lexo

Ishulli i Fazanëve që ndan dy shtete: Këtë vend të vogël e administron gjatë muaj Spanja dhe gjashtë tjerë Franca (Video)

Në provincën Baske, mes qytetit verior spanjoll Irun dhe atij jugperëndimor në Francë, Henda, rrjedh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *