Home / Lajme / Rajon / Debat për amendamentet në PE për Propozim rezolutën për Maqedoninë

Debat për amendamentet në PE për Propozim rezolutën për Maqedoninë

23 janar-Jellko Kacin si dhe disa eurodeputetë të tjerë propozojnë ndryshime të rezolutës në pjesën e lirisë së mediave. Andrej Kovaçev nga Bullgaria dhe Marieta Janaku nga Greqia, të cilëve iu bashkëngjit edhe Gjorgi Shopflin nga Hungaria, kërkojnë “marrëdhëniet e mira fqinje të jenë element esencial në procesin e zgjerimit”. Ata e nënvizojnë edhe rëndësinë e hapave që të shmangen veprime kontroverse dhe deklaroi se cilët do të kenë pasoja negative mbi to.

Komisioni për punë të jashtme i Parlamentit Evropian sot pasdite do t’i shqyrtojë amendamentet për propozim rezolutën për progresin e Maqedonisë, të prezantuar para një muaji nga eurodeputeti britanik dhe raportues për vendin, Riçard Hovit.

Eurodeputetët kanë propozuar 164 amendamente, prej të cilave disa do të shndërrohen në amendamente kompromise, që është zakon në punën e Europarlamentit. Nga teksti i propozuar i rezolutës është e sigurt se do të mbetet thirrja deri te Këshilli i BE-së për fillimin e negociatave me Maqedoninë, pasi që për këtë ekziston mbështetje e gjerë jo vetëm në Komision, por edhe në gjithë Parlamentin Evropian.

Britaniku Çarls Tanok, në amendamentin e tij vlerëson se “Kredibiliteti i procesit të zgjerimit të BE-së, do të jetë i komprometuar nga anulimi i vazhdueshëm i negociatave për anëtarësim”.

Maria Eleni Kopa, e mbështet atë, por nënvizon se është e nevojshme njëherësh të gjendet zgjidhje e përbashkët e pranueshme për emrin. Në këtë kontekst shtruesi i rezolutës, Hovit e plotëson të njëjtën dhe kërkon Këshilli i BE-së në mars, ndërsa NATO në samitin në Çikago në maj, ta shfrytëzojnë mundësinë e cila u ofrohet që t’i lejojnë vendit të bëjë zhvillim të ri në proceset euro-atlantike.

Ekzistojnë edhe më shumë amendamente rreth asaj se si të formulohet qëndrimi i PE-së për vendimin e gjykatës së Hagës. Marie Kornelisen dhe Ulrike Lunaçek nga grupi i të Gjelbërve dhe Aleancës së lirë evropiane, në amendamentet e propozuara e përshëndet propozimin e Qeverisë greke për emër të ndërlikuar dhe besojnë se “kjo është bazë për zgjidhjen e problemit me emrin, por me kusht që identiteti i Maqedonisë, kultura, kombësia dhe gjuha të mos vihen nën pikëpyetje”. Ata shpesh shërbehen me mbiemrin maqedonas/e, derisa homologu i tyre – socialisti nga Suedia, Goran Farm dhe në një amendament Ana Ibrisagiq, Monika Makovej, Dan Preda dhe Eduar Kukan e përdorin vetëm emrin Maqedoni.

Jellko Kacin si dhe disa eurodeputetë të tjerë propozojnë ndryshime të rezolutës në pjesën e lirisë së mediave. Andrej Kovaçev nga Bullgaria dhe Marieta Janaku nga Greqia, të cilëve iu bashkëngjit edhe Gjorgi Shopflin nga Hungaria, kërkojnë “marrëdhëniet e mira fqinje të jenë element esencial në procesin e zgjerimit”. Ata e nënvizojnë edhe rëndësinë e hapave që të shmangen veprime kontroverse dhe deklaroi se cilët do të kenë pasoja negative mbi to.

Kovaçev thotë, se “i vjen keq që nuk mundet lirshëm të shprehet identiteti bullgar në Maqedoni, dhe është i dëshpëruar që nuk është bërë asgjë për shënimin e përbashkët të ngjarjeve të përbashkëta historike dhe personaliteteve me fqinjët anëtare të BE-së”. Ai e inkurajon krijimin e komisioneve të përziera për mësimin e historisë njëjtë si edhe bashkëkombësi i tij Evgeni Kirillov. Kjo sipas tyre është “në frymën e fqinjësisë së mirë dhe me njohjen e procesit të krijimit të identitetit të maqedonas”…

Ka më shumë amendamente të cilat kanë të bëjnë me formulimin e “problemeve bilaterale” të mos jenë pengesë në procesin e anëtarësimit në BE, por as të shërbejnë për bllokimin e tij, ndërsa eurodeputetja greke Marieta Janaku, për shembull kërkon që ky paragraf të fshihet.

Qëndrim më negativ në amendamentet shpreh eurodeputeti holandez Bari Madlener, eurodeputet dhe kundërshtar i zgjerimit, i cili kërkon nga Këshilli i BE-së të mos i japë Maqedonisë datë për fillimin e negociatave

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *