Home / Lajme / Maqedoni / Dënohen dy shtetasit e Maqedonisë pjesëmarrës në mbi 20 plaçkitje në Austri

Dënohen dy shtetasit e Maqedonisë pjesëmarrës në mbi 20 plaçkitje në Austri

18 janar-Në gusht të vitit 2010, nga ana e prokurorisë publike austriake është dhënë urdhër arrest ndërkombëtar dhe pas më shumë se gjysmë viti, Nuri N. është locuar në Berlin ku është prezantuar si Qamil Ismaili nga Tetova. Ai prej më herët është i njohur për policinë e Maqedonisë ku në evidencat është regjistruar si kryerës i më shumë veprave penale dhe atë “punim të palejuar, mbajtje dhe tregtim me armë ose materje shpërthyese”, “falsifikim dokumentesh”, dhe “vrasje në përpjekje”.

Pas aksionit operativ të policisë austriake të vitit të kaluar, të kryer në bashkëpunim të ngushtë me MPB-në e Maqedonisë, në të cilën u indentifikua dhe u shkatërrua grupi kriminel përgjegjës për mbi njëzet plaçkitje kryesisht në filialet e “Erste bank”, këto ditë në Vjenë është kryer procesi gjyqësor kundër dy të akuzuarve shtetas të Maqedonisë organizatorë kryesor të grupit.

MPB-ja sot kumtoi se Vullnet H. (34 vjeçar) dhe Nuri N. (33 vjeçar) janë dënuar në nëntë, gjegjësisht në dymbëdhjet vite e gjysmë burgim për 23 plaçkitjet e kryera, gjatë të cilës kanë marrë gjithsej 1,15 milionë euro.

Vullnet H. paraprakisht veç më është i gjykuar me aktgjykim gjyqësor në dënim prej nëntë viteve për tre plaçkitjet tjera të bankave, ndërsa edhe të njëjtin e pret dënim me burg prej gjithsej 18 viteve.

Siç informoi MPB-ja në shtator të vitit të kaluar, grupi kriminel i shkatërruar ngarkohej për deri më tani serinë më të madhe të plaçkitjeve në banka në Austri të gjitha të kryera në periudhën prej vitit 2004 deri në vitin 2011. Plaçkitja e fundit ishte regjistruar më 31.01 2011 në Gracë. Qëllim kryesor kanë qenë filialet e “Erste” bankës, nga të cilat pjesa më e madhe, në zonën e Vjenës.

Nuri N, i quajtur “Lutka” nga fshati Trebosh i Tetovës, në muajin shkurt të vitit të kaluar ishte arrstuar në Berlin nga ana e policisë gjermane dhe u ekstradua në Austri. Ai në shtatë vitet e kaluara ka përdorë 15 identitete të ndryshme që t’u ikë organeve të ndjekjes në vendet ku është fshehur dhe ka qëndruar.

Rasti filloi të zbardhet në korrik të vitit 2009, kur mbi bazë të kërkesës rë atashesë policore austriake në Maqedonië, me ndihmë të fotografive nga kamerat e sigurisë, kryerësi i një ndër plaçkitjeve u identifikua.

Në gusht të vitit 2010, nga ana e prokurorisë publike austriake është dhënë urdhër arrest ndërkombëtar dhe pas më shumë se gjysmë viti, Nuri N. është locuar në Berlin ku është prezantuar si Qamil Ismaili nga Tetova. Ai prej më herët është i njohur për policinë e Maqedonisë ku në evidencat është regjistruar si kryerës i më shumë veprave penale dhe atë “punim të palejuar, mbajtje dhe tregtim me armë ose materje shpërthyese”, “falsifikim dokumentesh”, dhe “vrasje në përpjekje”.

Në aksionin e veçantë vitin e kaluar u arrestua Vullnet H. nga fshati i njëjtë, përndryshe shok shkolle në shkollën fillore me “Lutka” i cili figuron si organizator i grupit. Gjithashtu, u arrestuan edhe tre persona, prej të cilëve dy janë maqedonas dhe një person është shtetas slloven.

Në opinionin austriak rasti me ndarjen e grupit dhe tërë operacionit për identifikim të tyre, e mori emrin “Monexmaker”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *