Home / Lajme / Maqedoni / Dërgohet kontingjent i ri i ARM-së në misionin paqeruajtës në Afganistan

Dërgohet kontingjent i ri i ARM-së në misionin paqeruajtës në Afganistan

5 janar- Si komandant i kontingjentit ju siguroj se me ndërgjegje, përgjegjësi, profesionalizëm dhe me disiplinë do t’i kryejmë detyrat e parashtruara dhe maksimalisht do të angazhohemi që siguria e personelit të jetë në plan të parë, gjallë dhe shëndosh të kthehemi në njësitë dhe familjet tona”, tha Muharremi.

Jetojmë në një botë në të cilën mbrojtja e sigurisë tonë fillon larg nga kufijtë e atdheut tonë. Pikërisht ju jeni të zgjedhur që ta kryeni këtë detyrë të rëndë, por fisnike, krah për krah me NATO aleatët tanë, me armatat e forcave të mëdha demokratike. Ju jeni mbrojtësi i Maqedonisë që e mbron paqen dhe lirinë e Maqedonisë, por edhe në rajonin më gjerë, tha presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në dërgimin solemn të kontingjentit të ri të ARM-së në misionin paqeruajtës ISAF në Afganistan, që u mbajt në kazermën Kuzman Josifovski Pitu në Tetovë.

Maqedonia, shtoi është pjesë e koalicionit global të shteteve që i ndajnë vlerat dhe idealet e njëjta – paqen dhe stabilitetin në botë, promovimin e lirisë dhe demokracisë dhe mbrojtjen e të pafajshmëve nga dhuna. “Pikërisht për këtë në këtë mision ju e keni mbështetjen e plotë nga qytetarët e Maqedonisë”, theksoi presidenti Ivanov.

Përmendi se Maqedonia si partner dhe aleat i koalicionit antiterrorist në Afganistan do të mbetet deri sa të jetë e nevojshme dhe se do ta ndjekë trendin e tranzicionit dhe dorëzimin e pushtetit të përgjithshëm të popullit afgan në pajtim me interesat e Maqedonisë.

“Pata mundësi që t’i vizitoj bashkëluftëtarët tuaj në Kabul dhe luftëtarët në misionit në Sarajevë. Mund lirisht të them se nuk ka ushtarë më të mirë, më të guximshëm dhe më të ndershëm nga paqeruajtësit e Maqedonisë. Krenaria ime është që të jem komandanti i juaj suprem. Dëshiroj që t’u jap mirënjohje publike dhe respekt të gjithë paqeruajtësve të ARM-së të cilët në periudhën e deritanishme investuan punë she përkushtim të madh në angazhimin në misionet në Afganistan, Irak, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Liban. Ata kontribuuan në vendosjen e paqes në vendet ku janë angazhuar, në mënyrë ushtarake duke e afirmuar atdheun tonë në planin ndërkombëtar”, tha presidenti i Maqedonisë.

Në dërgimin solemn të kontingjentit të ri, krahas presidentit dhe njëherit komandant suprem i forcave të armatosura, morën pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi, shefi i SHM-së së ARM-së Goranço Koteski dhe zëvendësi i tij gjeneral majori Naser Sejdini, komandanti i brigadës së 2-të të këmbësorisë së mekanizuar gjenerali i brigadës Metodija Veliçkovski…

“Historia tetë vjeçare e paqeruajtësve tanë në Afganistan i konfirmon rezultatet e shkëlqyeshme të cilat i arrijnë pjesëtarët e ARM-së me profesionalizmin dhe përgjegjësinë e tyre ndaj detyrave që prej tyre i kërkon misioni falënderues. Kushtet e ndërlikuara në mënyrë ekstreme – të rrezikuara dhe luftarake – të ndjeshme në të cilat ata kanë ndikuar në kuadër të ISAF-it në këtë rajon jostabil më jep të drejtë absolute që t’i quaj paqeruajtës botëror dhe prezantues më të mëdhenj të Maqedonisë jashtë nga kufijtë e shtetit tonë. Si pjesëtarë të Brigadës së dytë këmbësorike të mekanizuar të ARM-së ju jeni nga pjesët më të fuqishme në armatën tonë, profesionistë të jashtëzakonshëm, heronj të vërtetë, ushtarë – humanitarë, ndërsa tani më prej nesër do të jetë roje edhe të paqes botërore. Shenja mbrojtëse e njësisë Fuqi për paqe në mënyrë më të mirë e pasqyron karakterin e njësisë suaj, karakteristikat, gatishmërinë e shkëlqyeshme profesionale dhe profesionalizmin që garantojnë edhe në mision të suksesshëm, edhe një gurë në mozaikun që do ta plotësojë prestigjin ndërkombëtar të Maqedonisë”, tha ministri Besimi.

Në emër të ushtarëve në solemnitet pati fjalim majori Muharrem Muharremi, i cili do të komandojë me kontingjentin në gjashtë muajt e ardhshëm. Ai për herë të dytë merr pjesë në misionin ndërkombëtar pasi në vitin 2009 e ka kryer detyrën e oficerit të shtabit në komandën e ISAF-it në Afganistan.

“Rezultatet e arritura, angazhimi dhe përkushtimi i punës më jep të drejtë që të besoj në gatishmërinë e pjesëtarëve të kontingjentit për kryerjen e detyrave të cilat rrjedhin nga misioni i parashtruar paqeruajtës. Jemi të gatshëm të dëshmojmë se pjesëtarët e kësaj njësie janë të barabartë me kolegët e tyre nga armatat tjera të cilët momentalisht janë në misionin ISAF. Si komandant i kontingjentit ju siguroj se me ndërgjegje, përgjegjësi, profesionalizëm dhe me disiplinë do t’i kryejmë detyrat e parashtruara dhe maksimalisht do të angazhohemi që siguria e personelit të jetë në plan të parë, gjallë dhe shëndosh të kthehemi në njësitë dhe familjet tona”, tha Muharremi.

Në solemnitetin e sotëm në Tetovë ushtarët nga kontingjenti i ri i cili duhet të shkojë në Afganistan janë të parët të cilët i veshën uniformat e reja me model autentik digjital me të cilat edhe do të marrin pjesë në misionin paqeruajtës.

“Kaluam edhe trajnim fillestar dhe intensiv për detyrat që na presin në Afganistan për mbështetjen e paqes dhe mendoj se të gjithë jemi të gatshëm maksimalisht”, tha komandanti i togës Darko Knezheviq i cili për herë të dytë shkon në Afganistan.

Nënoficeri Qenan Neziri njëherë ka marrë pjesë në misionin e ARM-së në Irak dhe sipas tij nuk ka dallim të madh midis detyrave në të dyja vendet.

Rreshterja më e vjetër Anastasovska Emilia është njëra prej katër vajzave në këtë kontingjent. “Pasi kemi veshur uniformë të gjithë jemi të njëjtë pa dallim nëse jemi gra ose burra”, tha Anastasovska.

Në rotacionin e dymbëdhjetë që do të zgjasë prej muajit janar deri në qershor të këtij viti marrin pjesë 149 pjesëtarë të garnizonit të Tetovës nga brigada e 2-të këmbësorike e mekanizuar, ndërsa ata do të jenë të shpërndarë në kuadër të kontingjentit të Armatës së Mbretërisë së Bashkuar të sigurimit të komandës kryesore të forcave të ISAF-it në Kabul.

Leopardët e Maqedonisë do të kryejnë sigurim dhe patrullim të bazës ushtarake dhe objekteve nga rëndësia vitale për jetën e popullatës, në Afganistan, sigurim luftarak të komunikimeve dhe zonave dhe detyra tjera në varësi nga nevojat e misionit. Krahas tyre në rotacion do të shpërndahen edhe ekipi i mentorit për trajnim të forcave afgane të sigurisë dhe gjatë kohës së kësaj periudhe ata do të jenë në Mazar-e Sharif në kuadër të komandës rajonale Veri nën udhëheqje të forcave të armatosura të RF-së së Gjermanisë.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *