Home / Lajme / Maqedoni / Deri më 27 shkurt ndërrim i obligueshëm i dokumenteve personale të vjetra të udhëtimit me të reja biometrike

Deri më 27 shkurt ndërrim i obligueshëm i dokumenteve personale të vjetra të udhëtimit me të reja biometrike

5 janar-Sipas ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për letërnjoftim, letërnjoftimet e dhëna para ditës së hyrjes në fuqi të këtij ligji do të vlejnë deri në afatin e validitetit i cili është i shënuar në letërnjoftim, por më së shumti deri në pesë vjet nga dita e hyrjes në fuqi të ligjit, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Në pritje të afatit përfundimtar për ndërrimin e dokumenteve personale të vjetra me të reja biometrike që skadon më 27 shkurt, ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska sot i vizitoi shërbimet administrative të MPB-së të vendosura në ndërtesën e TVM-së që të njoftohet për rrjedhën e procedurës për ndërrim.

Jankulloska pati takim pune me të punësuarit në shërbimet administrative, që t’i shqyrtojë kërkesat e rritura potenciale nga ana e qytetarëve dhe të organizohet reagim në kohë i autoriteteve.

“Gjendja këtu dëshmon se edhe krahas interesimit të madh të qytetarëve, shërbimi kryhet në afatin e duhur, shpejtë dhe thjeshtë. Karakteristikë për këtë periudhë është që ka numër të madh nga ana e të zhvendosurve nga diaspora të cilët për festa po qëndrojnë në vend”, deklaroi Jankulloska pas takimit.

Ministrja njoftoi, se deri më tani janë dhënë 1.342.729 dokumente udhëtimi biometrike, prej të cilave 200.163 mijë janë të së ashtuquajturës gjeneratë e dytë. Janë dhënë gjithsej 1.306.038 letërnjoftime dhe më shumë se 400 mijë patenta shoferi. Rreth 1/3 e këtyre dokumenteve janë dhënë nga ana e administratës në Shkup.

Pret se deri në afatin përfundimtar të gjithë qytetarët të cilët nuk i kanë ndërruar deri më tani dokumentet e tyre ta bëjnë atë.

Jankulloska potencoi se qytetarët të cilët nuk do ta ndërrojnë letërnjoftimin nuk do të mund të realizojnë asnjë të drejtë të tyre me dokumenin e vjetër. Sanksionet e deritanishme për mosposedimin e letërnjoftimit, siç tha, vazhdojnë të vlejnë edhe më tej.

“Sipas numrave, pjesa më e madhe e njerëzve të cilët kanë interes të udhëtojnë jashtë vendit i kanë ndërruar dokumentet e tyre të udhëtimit, që do të thotë se nuk presim numër të rritur të aplikacioneve. Në pjesën e letërnjoftimeve, mund të konstatojmë se pjesa më e madhe e punës është kryer”, shtoi Jankulloska.

Sipas ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për letërnjoftim, letërnjoftimet e dhëna para ditës së hyrjes në fuqi të këtij ligji do të vlejnë deri në afatin e validitetit i cili është i shënuar në letërnjoftim, por më së shumti deri në pesë vjet nga dita e hyrjes në fuqi të ligjit, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Në pajtim me Ligjin për dokumentet e udhëtimit, pasaportat e dhëna para datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, vazhdojnë të vlejnë deri në skadimin e afatit të validitetit i cili është i shënuar në pasaportë, por më së shumti pesë vjet nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, gjegjësisht pasaportat e vjetra jobiometrike vlejnë deri më 27 shkurt të këtij viti.

Caktimin për dorëzimin e kërkesës për nxjerrjen e letërnjoftimit dhe dokumenteve të udhëtimit qytetarët me vendbanim në Shkup mund ta bëjnë përmes numrit falas 080019292. Qytetarët të cilët nuk kanë letërnjoftim valid (afat të skaduar, ose të humbur) munden pa caktim menjëherë të dorëzojnë kërkesë për një të re në njësitë rajonale të MPB-së

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *