Home / Sport / Devid Bekam, dy vjet të tjera te Galaksi

Devid Bekam, dy vjet të tjera te Galaksi

Devid Bekam ka bërë të ditur se ka gjetur akordin me LA Galaksi dhe do firmosë për dy sezonet e ardhshme, 2012 dhe 2013, me këtë klub.

Mesfushori anglez dhe familja e tij kanë vënë baza në Los Anxhelos dhe kjo është arsyeja kryesore pse ai nuk vendosi të ndryshonte ekip.

“Familja ime dhe unë jemi jashtëzakonisht të lumtur në Amerikë dhe presim me padurim të kalojmë këtu shumë vite të tjera. Ky ishte një vendim shumë i rëndësishëm për mua”, tha Bekam, i cili do të jetë 39 vjeç kur të përfundojë këtë kontratë.

“Kisha shumë oferta nga klube rreth globit. Megjithatë, më pëlqen të luaj në SHBA dhe të fitoj trofe me LA Galaksi”, deklaroi lojtari.

Kontrata 5-vjeçare e Bekam me LA Galaksi, nga e cila përfitoi 32.5 milionë dollarë, përfundoi muajin e kaluar dhe klube si Paris Sent Zhërmen apo Totenhem e kërkuan atë.

Por lojtari gjeti përsëri akordin me Galaksi, duke marrë “OK” për shkëputjen nga ky klub gjatë muajve korrik-gusht, kur futbollisti pritet të jetë pjesë e kombëtares angleze në Lojërat Olimpike në Londër.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *