Home / Sport / Diego Forlan te Barcelona?

Diego Forlan te Barcelona?

Me sa duket Barcelona është treguar menjëherë e gatshme të afrojë në ekip bomberin amerikano-jugor pasi ky i fundit pëlqehet shumë edhe nga Pep Guardiola.

Sipas revistës sportive katalanase “Sport”, Barcelona për të mos ndjerë dëmtimin e gjatë të sulmuesit të saj David Villa po shikon të sjellë në Camp Nou një njohje të vjetër për futbollin spanjoll, i cili në këtë fillim sezoni u transferua në Itali.

Bëhet fjalë për sulmuesin uruguajan të Inter, Diego Forlan, protagonist i një fillim sezoni për tu harruar me dëmtime dhe zhgënjime. Uruguajani i ka dhënë lejen agjentëve të tij për të gjetur një tjetër destinacion.

Me sa duket Barcelona është treguar menjëherë e gatshme të afrojë në ekip bomberin amerikano-jugor pasi ky i fundit pëlqehet shumë edhe nga Pep Guardiola.

Gjithsesi, në ditët në vijim priten zhvillime të reja rreth kësaj teme.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *