Home / Lajme / Maqedoni / Dimitriev: Presim pranimin e Republikës së Maqedonisë në samitin e NATO-s në Çikago

Dimitriev: Presim pranimin e Republikës së Maqedonisë në samitin e NATO-s në Çikago

5 janar-Ai theksoi se e gjithë politika jonë përkundër mbajtjes së samitit është në drejtim që të mobilizohen të gjitha resurset e diplomacisë tonë në drejtim të veprimit të pranimit në NATO.

Pas aktgjykimit nga Gjykata në Hagë presim në samitin e NATO-s në Çikago pranimin e Republikës së Maqedonisë në Aleancë, deklaroi sot zëvendësministri i Mbrojtjes Emill Dimitriev.

Ai theksoi se e gjithë politika jonë përkundër mbajtjes së samitit është në drejtim që të mobilizohen të gjitha resurset e diplomacisë tonë në drejtim të veprimit të pranimit në NATO.

“Atashetë ushtarakë si instrument të diplomacisë ushtarake morën instruksione që aktgjykimin në Hagë ta shfrytëzojnë në takimet të cilat do t’i kenë deri në samitin e NATO-s. Dhe e di se në të gjitha kontaktet e tyre të cilat që do t’i kenë me përfaqësuesit e ministrive të mbrojtjes në vendet ku janë akredituar maksimalisht e shfrytëzojnë këtë situatë në të cilën Republika e Maqedonisë nga një gjyq i cili ka integritet të gjykojë për çështje të këtillë mori vendim konfirmues se është penguar për hyrje në NATO edhe krahas përmbushjes së të gjitha kushteve”, tha Dimitriev para takimit të sotëm punues me përfaqësues të Lidhjes së invalidëve të luftës të Republikës së Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *