Home / Lajme / Maqedoni / Dimri në Tetovë me telashe

Dimri në Tetovë me telashe

9 janar-Të shtunën dhe të dielën ka qenë e kalueshme rruga Tetovë-Kodra e Diellit për vizitorët. Moti i lig i përcjellur me dëborë dhe erë të fuqishme që përfshiu rajonin e Pollogut, është më i vështiri në 25 vitet e fundit.

Urim Hasipi
-Është dashur intervenimi i eskavatorëve të ARM-së që të hapte rrugën e bllokuar më shumë se 8 orë në fshatin Jazhincë, që është fshati i fundit në vendkalimin kufitar me Kosovën. Pas orës 22.00 të premten mbrëma ka qenë e bllokuar rrugë që çon në këtë vendkalijm kufitar nga fshati Odër, ku kanë qenë të pozicionuar edhe pjesëtarë të Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë ndërsa ekipet e ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë” nuk kanë mundur të zhbllokojnë rrugën pasi trashësia e dëborës ka arritur deri në dy metra ndërsa rreshjet intenzive të borës, kanë qenë të shoqëruara edhe me erë të fuqishme. Në këtë kohë dhjetëra vetura kanë qenë të bllokuara deri në orët e mëngjesit kur edhe është hapur një pjesë e rrugës për kalim. Situatë e njejtë ka qenë edhe në rrugën Tenovë-Gurguricë, ku një veturë ka qenë e bllokuar 5 kilometra larg Gurguricës, ndërsa vetëm pas intervenimit të banorëve, policisë dhe ARM-së e njejta është debllokuar. “Deri në orën 6 të mëngjesit është interevenuar në rrugën nga fshati Odër deri në Jazhincë me makineri të ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë dhe me eskavator të ushtrisë. Moti i lig me erë dhe me rreshje të borës ka bllokuar shumë vetura të cilët deri në mëngjes janë zhbllokuar ndërsa ne apelojmë që pa nevojë në këtë rrugë të mos frekuentohet Ndërsa ata që frekuentojnë duhet patjetër të kenë paijsje dimërore” deklaroi për gazetën Koha kryeshefi i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë Shefik Bajrami. Banorët e fshatit Jazhincë thonë se si pasojë e kësaj nga pasdita e premte dhe gjatë tërë ditës së shtunë kane ngelur pa rrymë elektrike, kurse nata ka qenë kritike për shkak të erës së fuqishme në këtë zonë të vendit.”Ka qenë erë e fuqishme, veturat ngelën as andej as këndej, në mëngjes është liruar rruga.Rrugën e pastruan pjesëtarët e ushtrisë, pasi u bllokuan kamionët që pastronin nga ndërmarrja “Rrugëve të Maqedonisë “, thotë Nuriqemal Abdiu, banorë i fshatit Jazhincë. Rruga më pas është e kalueshme por apelohet për kudjes. Që situata të jetë më e vështirë është bërë e ditur se në shumicën e fshatrave të Tetovës nuk ka pasur rrymë gjatë ditës së shtunë dhe të dielë. Ndërsa ka pasur edhe fshatra të tërë që kanë ngelur pa energji. Një ndër ato ka qenë edhe fshati Trebosh, i cili që nga mesnata energji elektrike ka pasur me shkëputje ndërsa në mëngjes energjia elektrike është ndalë në tërë fshatin e.Sipas zëdhënëses së EVN-së, Lençe Karpuzovska, pa energji elektrike kanë mbetur edhe disa fshatra të Gostivarit, nga rëzimi i lartëpërcuesit 10 kilovoltësh në këtë rajon. Defekte në largpërçuesit ka pasur edhe në shumë fshatra. Ekipet e EVN-së janë duke punuar intenzivisht për tejkalimin e këtij problemi por era e fuqishme që vazhdon të fryej rëndon edhe më shumë punën e tyre. Era e fuqishme që dje përfshiu Maqedoninë Perendimore, ka shkaktuar një sërë dëmesh në objekte dhe pemë. Një ndër ato është edhe shkolla fillore “Pashko Vasa” e fshatit Dëbërcës, komuna e Zhelinës, e cila për pasojë të erës së fuqishme mbeti pa çati, por për fat të mirë pa pasoja në njerëz. Shkolla është ndërtuar vetëm para pesë vitesh, ndërsa puna jo e mirë e firmës që realizoi punimet solli këtë dëm shprehet drejtori i shkollës. Në vendngjarrje dolën edhe gjykatësi hetues dhe policia, ndërsa për fajtorin do të dihet më shumë pas hetimit të plotë të rastit. “Unë si drejtor u informova në ora 15.00 nga përgjegjësi se ka ra kulmi i shkollës. U detyrova të shkoj vetë dhe kur arrita pash se shkolla është e dëmtuar tërësisht pra pullazi, dhe pastaj informova kryetarin e komunës policinë dhe përgjegjësin e arsimit, pra informova organet gjegjëse për ngjarjen që ndodhi nga era e fortë” thotë Nuredin Ismaili drejtor i shkollës fillore “Pashko Vasa” në fshatin Grupçin. Me të lajmëruar për rastin në komunë, kreu i Komunës së Zhelinës Fatmir Izairi ka premtuar ndihmë urgjente për rindërtimin e çatisë së shkollës që nxënësit gjysmëvjetorin e dytë ta fillojnë në kohë.“Pavarësisht a ka apo nuk ka mundësi kjo është çështje thelbësore ku është në pyetje arsimi, dhe ne sikur që ja dolëm me shkollën e Merovës edhe këtu do ja dalim dhe patjetër e kemi ta rindërtojmë kulmin. Por duke pasur parasysh se shkolla është e re e sugjerova drejtorin ta paraqesë rastin në SPB dhe të ngrej ndoshta padi edhe prokurori publik të shifet se kush e ka ndërtuar atë kulm”, tha Fatmir Izairi kryetar i Komunës së Zhelinës.Sipas një vlerësimi të bërë nga vetë organet e shkollës dëmi i shkaktuar material nga rrëzimi i pullazit është mbi dhjetëmijë euro. Dëme më të vogla materiale ka pasur edhe nëpër fshatra të tjerë të Pollogut, ku nga çatitë kanë flutuar qeramikët e pullazeve, por fatmirësisht nuk raportohet për ndonjë të lënduar, pasi që popullata ka qenë e ngujuar nëpër shtëpi. Në disa vende janë vërejtur ekipe të EVN-së të cilët sanojnë defekte ndërsa aspak më mirë nuk ka qenë në fshatrat e Malësisë së Sharrit, por nuk njoftohet për dëme materiale dhe bllokim të këtyre fshatrave. Të shtunën dhe të dielën ka qenë e kalueshme rruga Tetovë-Kodra e Diellit për vizitorët. Moti i lig i përcjellur me dëborë dhe erë të fuqishme që përfshiu rajonin e Pollogut, është më i vështiri në 25 vitet e fundit.(Ndalohet copjimi)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *