Home / Lajme / Rajon / Dosja ‘Remzi Hoxha” në duart e Elisabeta Imerajt

Dosja ‘Remzi Hoxha” në duart e Elisabeta Imerajt

12 janar-Prokurorja Imeraj, e cila ka marrë në duar dosjen e shumëpërfolur pas vdekjes së prokurorit Xhevat Hana, nga një sëmundje e rëndë, nuk u tërhoq nga kërkesa e bërë që herët prej të ndjerit për pyetjen e të pandehurit Ilir Kumbaro.

Prokurorja e Krimeve të Rënda, Elisabeta Imeraj, do të përfaqësojë organin e akuzës në procesin penal ndaj tre ish-zyrtarëve të lartë të SHIK-ut, të cilët dyshohen për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptar nga Maqedonia, Remzi Hoxha, 16 vite më parë. Të mërkurën në Gjykatën shqiptare të Krimeve të Rënda u zhvillua seanca e radhës ndaj të pandehurve, Arben Sefgjini, Avni Koldashi dhe Ilir Kumbaro. Prokurorja Imeraj, e cila ka marrë në duar dosjen e shumëpërfolur pas vdekjes së prokurorit Xhevat Hana, nga një sëmundje e rëndë, nuk u tërhoq nga kërkesa e bërë që herët prej të ndjerit për pyetjen e të pandehurit Ilir Kumbaro. Ky i fundit, është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi mundi të “zhdukej” pa gjurmë në Britaninë e Madhe, ku ishte arrestuar dhe liruar të paktën dy herë. Gjyqi ndaj tre ish-shikasve po vazhdon prej pesë vitesh në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Prokurori i ndjerë Xhevat Hana, të cilit iu dha lamtumira e fundit ditën e martë, solli në sallën e gjyqit dhjetëra dëshmitarë, si dhe prova të tjera për të provuar fajësinë e tre të pandehurve. Tashmë kur dosja është drejt fundit, është në duart e prokurores Imeraj, e cila duhet të bëjë kërkesën për fajësinë e tre të pandehurve në gjykim. Familjarët e Remzi Hoxhës bënë thirrje për drejtësi dhe thanë që shpresojnë se prokuroria do të jetë e palëkundur deri në fund, për tu treguar atyre të vërtetën e fatit të njeriut të tyre të dashur. Për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxhën akuzohen tre ish-shikasit Kumbaro, Sefgjini dhe Koldashi, raporton Balkanweb.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *