Home / Sport / Drita me ekip të njëjtë drejt Ligës së Parë

Drita me ekip të njëjtë drejt Ligës së Parë

‘Jam i kënaqur me këto ditë të para ku punojmë në përgatitje fizike dhe për momentin gjërat rrjedhin mirë. Ekipi mbetet i njëjtë dhe shpresojmë që kjo do të jetë e mjaftueshme që të ruajmë pozitën që kemi në renditje. Nuk kemi asnjë përforcim, pasi nuk mund të gjejmë diçka ekstra në treg. Realish as skuadrat e Ligës së Parë nuk kanë kryer ndonjë transferim të bujshëm, e mos të flasim për ekipet e kategorisë së dytë’, u shpreh mes tjerave shefi i stafit teknik të Dritës, Jeton Beqiri.

Kanë kaluar skatë një javë nga fillimi i përgatitjeve dimërore të skuadrës së futbollit Drita nga Bogovina e Tetovës. Ekipi këto ditë të para po punon në aspektin kondicional dhe sipas rrjedhës së gjërave trajneri Jeton Beqiri shprehet i kënaqur. ‘Më 15-të janar kishim një mbledhje me futbollistët ku definuam disa çështje rreth financave, ndërsa ditën e ardhshme startuam me pregatitjet. Jam i kënaqur me këto ditë të para ku punojmë në përgatitje fizike dhe për momentin gjërat rrjedhin mirë. Ekipi mbetet i njëjtë dhe shpresojmë që kjo do të jetë e mjaftueshme që të ruajmë pozitën që kemi në renditje. Nuk kemi asnjë përforcim, pasi nuk mund të gjejmë diçka ekstra në treg. Realish as skuadrat e Ligës së Parë nuk kanë kryer ndonjë transferim të bujshëm, e mos të flasim për ekipet e kategorisë së dytë. Për këtë qëllim jemi koncentruar të mbajmë ekipin që kishim në vjeshtë. Nuk kemi larguar asnjë futbollist, ndërsa të pa kënaqur me hapsirat që kishin më parë, nga ekipi me vetëdëshirë janë larguar Bashkim Bakiu dhe Fehim Jashari’, deklaroi shefi i stafit teknik të Dritës, Jeton Beqiri. Bogovinasit nuk planifikojnë të lëvizin nga baza e tyre, ndërsa kushtet atmosferike po vështirësojnë deri diku punën e ekipit. ‘Kuptohet që bora na vështirëson punën, mirëpo të realisht ne ekipet e Tetovës jemi mësuar me këto kushte dhe tradicionalisht po përballemi me probleme të kësaj natyre. Mirëpo duke patur parasysh se tani më shumë vrapojmë, deri diku edhe nuk po na pengon aq shumë. Shpresojmë që në vijim kushtet të përmirësohen, pikërisht në kohën kur do të fillojmë më shumë të luajmë me top. Për ndryshe punojmë në Bogovinë dhe rrethinë ku kemi në dispozicion dy fusha futbolli, si dhe shfrytëzojmë edhe palestrën sportive në fshatin Zherovjan’, sqaroi tekniku i Dritës. Pas fazës së parë, bogovinasit planifikojnë zhvillimin e 7-të përballjeve kontrolluese, përmes së cilave do të kërkohet arritja e formës optimale, para vazhdimit të kampionatit. ‘Kemi planifikuar 7-të përballje kontrolluese, të cilat vlerësojmë se do të jenë të mjaftueshme për të arritur formën e duhur. 2-3 takime do të zhvillojmë me skuadra të Ligës së Parë dhe 3-4 me kundërshtarë nga Liga e Dytë. Këtë e bëjmë qëllimisht që ekipi të masë forcën me kundërshtarë më të fortë dhe kushtimisht thënë më të dobët. Një javë para fillimit të kampionatit, në Gostivar do të kemi provën gjenerale’, tha Beqiri, i cili zbuloi se tani më ka të qartë emrat e kundërshtarëve në takimet kontrolluese. Drita ndeshjen e parë në fazën pregaditore do ta zhvillojë me Rufenë e Miletinës, pastaj takohet me Skopjen, pason dueli me Sileksin para përballjes me Korabin e Dibrës. Kundërshtari i 5-të i bogovinasve do të jetë Teteksi ose Metalurgu, pastaj vjen dueli me Euromilkun, ndërsa si që përmendi Beqiri, ndeshjen e fundit kontrolluese Drita do ta zhvillojë përballë Gostivarit. Këto takime sipas stafit teknik të Dritës, duhet të jenë të mjaftueshme për të pregatitur ekipin si duhet para vazhdimit të kampionatit në Ligën e Dytë, ku Drita si kampione e vjeshtës shihet si një prej kandidatëve më të mëdhej për inkuadrim në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *