Home / Lajme / Maqedoni / Edhe Spitali arrenë e shkaravinave në murre

Edhe Spitali arrenë e shkaravinave në murre

28 janar- “Duhet që të gjithë ta kenë të qartë se Spitali është vend shërimi dhe vend ku jepen shërbime mjekësore për vetë qytetarët. Sa më i pastër të jetë ambienti aq më lehtë dhe më mirë është për të gjithë. Pastërtia është pjesë e rëndësishme për institucionet e nivelit të Spitalit, dhe shkrimet apo shkaravinat e këtilla dëmtojnë imazhin dhe japin pamje jo të mirë për ambientet ku shërohen njerëzit “, thotë Florin Besimi, drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës

Vizitorë, nxënës dhe student praktikant në Spitalin Klinik të Tetovës, në vend se të mësojnë dhe të vizitojnë të afërmit e tyre shkruajnë në murret e reparteve të ndryshme të Spitalit Klinik të Tetovës. Në disa reparte të këtij Spitali, individë të pandërgjegjshëm shkruajnë emra, dhe shkaravina të ndryshme në murret e brendëshme të Spitalit. Nga drejtoria e Spitalit theksojnë se kjo dukuri është në kontinuitet e pranishme dhe vështirë të çrrenjoset pasi që me mijëra njerëz në ditë vizitojnë objektet e spitalit dhe është vështirë që të kontrollohen. “Duhet që të gjithë ta kenë të qartë se Spitali është vend shërimi dhe vend ku jepen shërbime mjekësore për vetë qytetarët. Sa më i pastër të jetë ambienti aq më lehtë dhe më mirë është për të gjithë. Pastërtia është pjesë e rëndësishme për institucionet e nivelit të Spitalit, dhe shkrimet apo shkaravinat e këtilla dëmtojnë imazhin dhe japin pamje jo të mirë për ambientet ku shërohen njerëzit “, thotë Florin Besimi, drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës.Ai thotë se në kontinuitet angazhohen që të ketë një mirëmbajtje sa më të pastër për ambientet e hollit dhe dhomave ku qëndrojnë mjekët. Dukuritë e këtilla thotë Besimi, janë të pranishme tek repartet ku frekuentohen më shumë gjatë ditës, sidomos ku nxënësit dhe studentët kryejnë praktikën. “Dihet se në Spital kemi vizita të shumta si nga qytetarët poashtu edhe praktikantë të shkollave të mesme dhe pjesa e fakultetit të mjekësisë dhe natyrisht ndodhin këto gjëra të cilët japin imazh jot ë mirë. Shpresoj se kjo dukuri negative do të ndalohet me kalimin e kohës , por njëkohësisht shfrytëzoj rastin që të apeloj deri teka ata që kanë nevojë në spital të vijnë dhe të kryejnë punët për çka është spitali dhe mos shkruajnë në murre”, apelon drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës. Nga Spitali i Tetovës apelojnë që vizitorët, nxënësit, por të gjithë që kanë nevojë në spital, të vijnë për të kryer punë dhe të kurohen, jo për të shkruar në murre apo dukuri të ngjashme ngase sipas tyre ky është vend ku jepen shërbime mjekësore për qytetarët dhe pastërtia është një segment i rëndësishëm jo vetëm në hapësirat e spitalit por edhe në gjithë hapësirat ku jetojmë dhe njëkohësisht thonë se në spital murret nuk shkruhen nga ana e pacientëve. Në murret e reparteve të ndryshme të spitalit jorrallë herë mund të hasësh në shkrime të ndryshme, emra, nofka dhe lloj-lloj shkaravina me përmbajtje fyese.
Ndërkaq, si edhe në spital por edhe në institucione të tjera ku frekuentimi i qytetarëve është i madh harxhohen mjete për lyerje dhe mbulimin e të njejtave. Ditë më parë sipas informacioneve jozyrtare edhe në qendrën për kulturë në Tetovë, që ishte arenë e mbishkrimeve është caktuar roje që do të përkujdeset të mos shkruhet dhe vizatohen grafite.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *