Home / Lajme / Maqedoni / Ekskluzive:Gjendje e jashtëzakonshme në Maqedoninë perendimore

Ekskluzive:Gjendje e jashtëzakonshme në Maqedoninë perendimore

7 janar-“Deri në orën 6 të mëngjesit është interevenuar në rrugën nga fshati Odër deri në Jazhincë me makineri dhe me helikopter të ushtrisë. Moti I vështirë me erë dhe me rreshje të borës ka bllokuar shumë vetura të cilët deri në mëngjes janë zhbllokuar ndërsa ne apelojmë që pa nevojë këto rrugë të mos frekuentohen nga qytetarët. Ndërsa ata që frekuentojnë duhet patjetër të kenë paijsje dimërore. Ekipet e ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë” dhe pjesëtarët e Policisë janë në teren gjatë gjithë kohës dhe kujdesen për udhëtarët dhe komunikacionin” deklaroi për televizionin Koha kryeshefi I Policisë së Tetovës, Shefik Bajrami.

Gjendja e jashtëzakonshme që përfshiu mbrëmë rajonin e Tetovës, si pasojë e fortunës me erë dhe dëborë ka lënë shumë fshatra pa rrymë elektrike ndërsa rrugët janë zhbllokuar por vazhdon apeli I Sektriut për Punë të Brendëshme që rrugët Tetovë-Jazhincë, Tetovë-Kodra e Diellit, Tetovë Gurguricë, mos frekuentohet pa nevojë dhe pa zinxhir, njofton Televizioni Koha-Tetovë.
Moti I lig që përfshiu mbrëmë Tetovën dhe Pollogun bllokoi një veturë në rrugën Tetovë-Gurguricë ndërsa pas intervenimeve të policisë dhe ushtrisë është debllokuar vetura në orët e vona të mbrëmjes së kaluar.
Policia mbrëmë së bashku me ekipet e ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë”, gjatë gjithë natës ka qenë në teren ndërsa bëhet e ditur se për disa orë 6 kamionë të kësaj ndërmarrje janë bllokuar nga rrufeja e fuqishme. “Deri në orën 6 të mëngjesit është interevenuar në rrugën nga fshati Odër deri në Jazhincë me makineri dhe me helikopter të ushtrisë. Moti I vështirë me erë dhe me rreshje të borës ka bllokuar shumë vetura të cilët deri në mëngjes janë zhbllokuar ndërsa ne apelojmë që pa nevojë këto rrugë të mos frekuentohen nga qytetarët. Ndërsa ata që frekuentojnë duhet patjetër të kenë paijsje dimërore. Ekipet e ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë” dhe pjesëtarët e Policisë janë në teren gjatë gjithë kohës dhe kujdesen për udhëtarët dhe komunikacionin” deklaroi për televizionin Koha kryeshefi I Policisë së Tetovës, Shefik Bajrami.
Edhe gjatë ditës së sotme gjendja nuk është normalizuar në këto rajone pasi që në rajone të ndryshme ka erë të fuqishme ndërsa disa fshatra kanë ngelur edhe pa rrymë elektrike. Në shumë vende ka dëme materiale, pullaze të rrëzuara dhe qeramikë ndërsa në disa rajone malore ka edhe drunj nëpër rrugë, raporton Televizioni Koha-Tetovë.
Meteorologët kanë njoftuar se një mot I këtillë nuk e ka përfshirë këtë rajon 25 vitet e fundit.
Ndërkaq, bëhet e ditur se është rrëzuar çatia e shkollës fillore “Pashko Vasa” në fshatin malor Debërcë të komunës së Zhelinës.

Urim Hasipi – Tv KOHA (Ndalohet kopjimi I ketij lajmi)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *