Home / Sport / Elezi largohet nga Renova

Elezi largohet nga Renova

‘Është e vërtetë se më nuk jam pjesë e Renovës, pasi ditë më parë kemi ndërprerë bashkëpunimin. Pas ardhjes së Zendelit, mu bë me dije se nuk u nevojitem në të ardhmen, këshu që ndarja ishte zgjidhja më e mirë. Zendelin e kam shok, e respektoj dhe i dëshiroj shumë suksese me Renovën’, konfirmoi largimin nga Renova portieri Armend Elezi.

Pas katër viteve të kaluara në taborin e Renovës, Armend Elezi i ka dhënë fund kësaj aventure, duke braktisur radhët e xhepçishtasve. Angazhimi i Suat Zendelit, solli tepricë portierësh te Renova, pasi prej më parë përveç Elezit, aty ishin edhe Abduli dhe i riu Mustafi. Kështu në bisedime me drejtuesit e klubit, është ardhur deri te pikja e ndarjes mes Renovës dhe Zendelit. ‘Është e vërtetë se më nuk jam pjesë e Renovës, pasi ditë më parë kemi ndërprerë bashkëpunimin. Pas ardhjes së Zendelit, të cilin e kam shok, e repsektoj dhe i dëshiroj shumë suksese në vazhdim, mu bë me dije se nuk u nevojitem kështu në të ardhmen, këshu që ndarja ishte zgjidhja më e mirë’, konfirmoi largimin nga Renova portieri Armend Elezi, i cili Renovës i dëshiroi suksese në të ardhmen. ‘Unë kam kaluar kartër vite shumë të mira dhe për këtë i falemenderoj të gjithë në taborin e Renovës. Kemi luajtur rregullisht në Evropë, ndërsa fituam edhe titullin e kampionit para dy sezoneve. Kjo është një pjesë e rëndësishme e jetës sime dhe për këtë Renovës i dëshiroj çdo të mirë në të ardhmen’, tha Elezi. Tani më ish-portieri i Renovës, te xhepçishtasit shkoi katër vite më parë, kur u largua nga Shkëndija. Te ‘kuqezinjtë’ Elezi ishte ndër futbollistët më të rëndësishëm, madje duke bartur edhe shiritin e kapitenit. Ai tani këto ditë është duke pushuar dhe së shpejti pritet të vendosë për të ardhmen, ‘Jam në shtëpi dhe pushoj. Për të ardhmen s’kam menduar, por së shpejti duhet të vendos. Ndoshta do të dalë ndonjë ofertë, mirëpo të shohim. Ajo që dua të them është se se di se çka do të ndoshë, mirëpo realisht nuk do të kisha dashur të lëviz prej Tetove. Se dij, do shohim si do rrjedhin këto ditë’, u shpreh Elezi, duke patur edhe vetë të paqartë të ardhmen e tij.

Renova nga e premtja në Ohër

Skuadra e Renovës nga dita e premte është transferuar në Ohër, ku do të vijojë përgatitjet dimërore. Ekipi atje do të qëndrojë deri më 28-të janar, kur do të rrikthehen në Tetovë. Trajneri Kostov në këtë fazë të parë rëndësi do t’i kushtojë përgatitjes fizike të ekipit, ndërsa në fazën e dytë do të zhvillohen ndeshje kontrolluese. Me ekipin në Ohër janë bashkuar dy përforcimet e para, portieri Suat Zendeli dhe mesfushori Sashko Pandev i cili Renovës i’u bashkua nga rradhët e Horizont Turnovës.

Lista e futbollistëve për fazën pregatitore në Ohër (20.01.2012 – 28.01.2012 ): Suat Zendeli, Ferat Abduli, Salajdin Mustafi, Dushan Simovski, Goran Siljanovski, Boban Jançevski, Muharem Bajarami, Vullnet Emini, Ismail Ismaili, Metodija Stepanovski, Fisnik Nuhiu, Sashko Ristov, Sashko Pandev, Bilall Velija, Argjend Gafuri, Marjan Andonov, Saimir Fetai, Lavdrim Skenderi, Eresen Asani, Florim Nuhiu, Visar Musliu, Agron Shefiti, Agon Hashimi.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *