Home / Sport / Ertan Demiri përforcon Shkëndijën

Ertan Demiri përforcon Shkëndijën

‘Jam i lumtur që më në fund arrij të firmos me Shkëndijën, skuadrën që është sinonim i shqiptarëve këtu në Maqedoni. Unë prej kohësh jam shprehur se një ditë dua të jem këtu dhe tani më vjen mirë që jam pjesë e këtij klubi. Shpresoj që të arsyetoj besimin e kryesisë dhe të jem në nivelin e duhur për të sjellë moment gëzimi për publikun më të mirë në vend. Shkëndija synon pozitat më të larta në renditje dhe besoj së bashku t’ia arrijmë qëllimit’, ishte deklarata e parë e Demirit pasi firmosi me ‘kuqezinjtë’.

Mesfushori shkupjan Ertan Demiri është futbollisti i ri i Shkëndijës së Tetovës, me të cilët ka firmosur kontratë 6-të mujore, me hapsirë që nëse palët mbesin të kënaqur bashkëpunimi të vazhdohet edhe në të ardhmen. Drejtuesit e skuadrës kampione tani më një kohë të gjatë janë në kërkim të shërbimeve të Demirit, me të cilin më në fund të hënën gjetën gjuhë të përbashkët. ‘Jam i lumtur që më në fund arrij të firmos me Shkëndijën, skuadrën që është sinonim i shqiptarëve këtu në Maqedoni. Unë prej kohësh jam shprehur se një ditë dua të jem këtu dhe tani më vjen mirë që jam pjesë e këtij klubi. Shpresoj që të arsyetoj besimin e kryesisë dhe të jem në nivelin e duhur për të sjellë moment gëzimi për publikun më të mirë në vend. Shkëndija synon pozitat më të larta në renditje dhe besoj së bashku t’ia arrijmë qëllimit’, ishte deklarata e parë e Demirit pasi firmosi me ‘kuqezinjtë’. I kënaqur me angazhimin e Demirit u shpreh edhe nënkryetari i Shkëndijës, Idriz Ibishi i cili ishte drejtëpërsëdrejti i kyçur në bisedimet me mesfushorin shkupjan. ‘Ne edhe më parë kemi folur me Demirin dhe kanë munguar detale të vogla për të arritur marëveshjen. Tani kaluam këto dallime dhe kemi firmosur kontratën me këtë futbollist cilësor. Besojmë se mesfusha me këtë aktivizim ka fituar shumë dhe në pranverë të jemi në nivelin e duhur në tentimin për të arritur aspiratat që kemi’, u shpreh Ibishi. Ndryshe Ertan Demiri të martën është bashkuar në seancat stërvitore me skuadrën e tij të re, me të cilën të ejnten do të udhëtojë drejt Turqisë, kur dihet se Shkëndija fazën e dytë të përgatitjeve do ta zhvillojë në Antali. Atje pritet ekipi t’i bashkohet sulmuesi 21 vjeçar nga Mali, Tamboura Mahambe me të cilin Shkëndija ka firmosur marrëveshje 2 vjeçare.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *