Home / Lajme / Maqedoni / Evakuohen arsimtarët e ngujuar në Brezë dhe Malinë

Evakuohen arsimtarët e ngujuar në Brezë dhe Malinë

27 janar-Për shkak të grumbullimit të borës, i pakalueshëm është edhe aksi rrugor fshati Gushincë – fshati Brezë në gjatësi prej tetë kilometrave dhe për automjete për terren. Atje nxënësit nuk kanë mundësi ta ndjekin mësimin

Me helikopter të ARM-së sot pas dite në Shkup janë evakuuar 12-të arsimtarë të cilët u ngujuan në fshatar Brezë dhe Malinë për shkak të pakalueshmërisë së rrugëve nga bora, informon Qendra për menaxhim me krizat.

Pesë arsimtarë u ngujuan në shkollën fillore në fshatin Bezë, ndërsa shtatë në shkollën e fshatit Malinë.

Për shkak të grumbullimit të borës, i pakalueshëm është edhe aksi rrugor fshati Gushincë – fshati Brezë në gjatësi prej tetë kilometrave dhe për automjete për terren. Atje nxënësit nuk kanë mundësi ta ndjekin mësimin

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *