Home / Sport / Festim Ademi magjistër i Edukatës Fizike

Festim Ademi magjistër i Edukatës Fizike

‘Realisht magjistratura ishte arsyeja për të cilën u shkëputa nga futbolli aktiv edhe pse kisha disa obsione për të vazhduar karrierën. Pas ndarjes me Renovën, mendova mirë dhe erdha në përfundim që ishte momenti i duhur që të koncentrohem në temën e magjistraturës. Tani po konfirmohet se ai vendim ishte i drejtë’, deklaroi mes tjerash magjistër Festim Ademi.

Ditë më parë Tetova ka fituar edhe një magjistër të Edukatës Fizike, pasi ish-futbollisti Festim Ademi me sukses mbrojti temën e magjistraturës në Fakultetin e Fizkulturës në Shkup. Ademi i cili mes disa skuadrave tjera sukseset më të mëdha si futbollist i arriti te skuadrat tetovare Shkëndija dhe Renova, pasi kohë më parë përfundoi karrierën si futbollist, tani mer këtë titull duke paralajmëruar se edhe në të ardhmen planifikon të qëndrojë pranë sportit. ‘Jam i kënaqur që mbrojta me sukses temën dhe me këtë mora titullin ‘Magjistër i Edukatës Fizike’. Kam punuar gjatë për këtë dhe jam i lumtur që arrita ta përfundoj me sukses’, deklaroi Festim Ademi, duke shtuar se pikërisht magjistratura ishte arsyeja që ai ndërpreu karrierën futbollistike. ‘Realisht ishte kjo arsyeja për të cilën u shkëputa nga futbolli aktiv edhe pse kisha disa obsione për të vazhduar karrierën. Pas ndarjes me Renovën, mendova mirë dhe erdha në përfundim që ishte momenti i duhur që të koncentrohem në temën e magjistraturës. Tani po konfirmohet se ai vendim ishte i drejtë’, tha Ademi. Lidhjen e ngushtë me futbollin e tregon edhe fakti se Ademi për magjistraturë kishte zgjedhur temën ‘Relacionet ndërmjet matjeve antoropometrike forcës eksplozive dhe koordinimit ndërmjet-muskulorë tek fudbollistët’. Pas marjes së magjistraturës Ademi planifikon që të nis të punojë për doktoraturën, të cilën e sheh si cak të tij të ardhshëm. ‘Normal që së shpejti planifikoj të nis temën e doktoraturës për të cilën duhet punë dhe përkushtim. Mirëpo kur gjërat bëhen me dëshirë dhe vullnet, patjetër që suksesi vjen’, shtoi Ademi, duke zbuluar se nuk përjashton mundësinë që në të ardhmen të angazhohet në ndonjë skuadër futbolli. ‘Për momentin nuk ka diçka në atë drejtim, mirëpo sigurisht që do të kisha dashur që një ditë të punoj në ndonjë klub futbolli. Gjithë jetën jam marë me futboll dhe kuptohet që aty do të kisha dashur të jap kontributin tim dhe atë që kam mësuar gjatë karrierës. Ndoshta një ditë do të ndodh një angazhim i tillë, do ja lëmë kohës, pasi për momentin nuk ka diçka konkrete dhe si që thash më lartë planifikoj të koncentrohem në temën e doktoraturës’, përfundoi magjistër Festim Ademi. Rikujtomë se ai si futbollist aktiv së fundmi luajti në taborin e Renovës, me të cilët fitoi titullin e kampionit, ndërsa paraprakisht vite me rradhë luajti për Shkëndijën e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *