Home / Sport / FIFA i thote “JO” liges se perbashket Shqiperi-Kosove

FIFA i thote “JO” liges se perbashket Shqiperi-Kosove

Organi me i larte i futbollit boteror zyrtarisht i ka dhene fund nismes se ndermarre nga dy federatat, shqiptare dhe kosovare, per te krijuar nje lige me ekipet me te mira te dy vendeve, apo qe disa skuadra nga Kosova te marrin pjese ne Superlige.

Nuk ka gjetur mbeshtetjen nga institucioni me i larte i futbollit boteror ideja per te patur nje kampionat te perbashket futbolli mes Shqiperise dhe Kosoves. FIFA zyrtarisht i ka dhene fund nismes se ndermarre nga dy federatat, shqiptare dhe kosovare, per te krijuar nje lige me ekipet me te mira te dy vendeve, apo qe disa skuadra nga Kosova te marrin pjese ne Superlige.

Organi me i larte i futbollit ne bote, ka dhene nje pergjigje negative ne lidhje me kerkesen qe Federata Shqiptare e Futbollit kishte derguar ne kete institucion, per te pare mundesine e nje lige te perbashket mbarekombetare.

Nepermjet nje korrespondence mes federates sone te futbollit dhe FIFA-s, pas kerkeses se disa skuadrave per te marre pjese ne kampionatin tone, ka ardhur kjo pergjigje negative.

FIFA i rikujton edhe nje here FSHF-se piken 79-te te statutit te saj, ku saktesohet se anetaret e FIFA-s apo anetaret e perkohshem te konfederates, nuk duhet te luajne ndeshje apo te kene kontakte sportive me lojtare apo klube qe nuk jane anetare te FIFA-s apo anetare provizore te konfederates.

Nese nje skuader kosovare si per shembull, arrin kualifikimin per ne Kupat e Evropes nepermjet kampionatit shqiptar, atehere UEFA duhej te lejonte nje skuader te nje shteti jo anetar ne kompeticionet e veta te marre pjese ne aktivitet.

Kosova, edhe pse ka disa vite qe eshte tashme nje shtet i pavarur, akoma nuk eshte njohur si anetar i FIFA-s apo UEFA-s. Ky mesa duket eshte problemi kryesor qe ben te pamundur krijimin e liges se perbashket.

Mbeshtetja
Aleanca Kuq e Zi e hodhi kete ide para pak kohesh, gje qe ishte perfolur edhe me pare. Ne te njejten kohe, edhe klubi i Prishtines beri nje kerkese zyrtare ne FSHF per t’u bere pjesemarrese ne Superligen shqiptare.

FFK, Federata e Futbollit te Kosoves, u tregua gjithashtu e gatshme per te krijuar nje lige te vetme per te dyja shtetet, ndonese ndryshe nga klubi i kryeqytetit, ideja ishte qe disa skuadra te merrnin pjese ne kampionatin e perbashket

Por, megjithese si pala shqiptare, ashtu dhe ajo kosovare ishin ne nje mendim, te pakten per tani FIFA nuk lejon organizimin e nje lige te tille. Pranimi i Kosoves ne instancat e futbollit nderkombetar duhet te jete hapi i pare dhe me pas ideja e bashkimit ne fushen e futbollit mund te behet nje realitet.

Kjo do te sillte sigurisht interes me te madh ne stadiumet shqiptare ne Kosove e Shqiperi, por edhe nje rivalitet me te forte futbollistik.
Nga shqiptaret, FSHF-ja, FFK-ja, klubi i Prishtines dhe Aleanca Kuq e Zi, u mbeshtet krijimi i nje lige te perbashket, ose sic u quajt nisma “Nje komb, nje qendrim”, por rregullorja e FIFA-s nuk e lejon qe ky propozim i bere ne organin me te larte boteror te mos gjeje zbatim derisa Kosova nuk eshte anetare e FIFA-s dhe UEFA-s.

Asnje reagim nga FSHF
Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka dhene asnje reagim zyrtar ne lidhje me pergjigjen negative qe dha FIFA per te mos lejuar ligen e perbashket me Kosoven. Ne fakt, nepermjet Komitetit Ekzekutiv pak dite me pare FSHF-ja e perkrahu idene qe skuadrat kosovare te bashkohen me ato te Superliges per te formuar nje lige te perbashket, por sipas vendimit te KE kjo duhej pare nga ana juridike.

Tashme eshte rrezuar kjo ide apo nisme e marre nga federatat e dy vendeve nga organi me i larte boteror i futbollit dhe FSHF-se nuk i mbetet gje tjeter vecse te zbatoje verdiktin e FIFA-s.

Federates se Kosoves i del detyre anetaresimi ne FIFA dhe UEFA
Federata e Futbollit te Kosoves (FFK) ka qene mbeshtetesja kryesore per formimin e nje lige te perbashket me Federaten Shqiptare te Futbollit (FSHF). Disa dite me pare, Sekretari i Pergjithshem i FFK-se, Eroll Salihu deklaroi se: “Ne jemi pro formimit te nje lige te perbashket me Shqiperine. Nese krijimi i liges se perbashket nuk ka pengesa juridike, per kriteret dhe modalitetet duhet te vendosin dy federatat, FFK-ja dhe FSHF-ja”. Pavaresisht deshires se mire te dy vendeve, eshte FIFA ajo qe vendos dhe pas verdiktin te dhene drejtuesit e Federates se Kosoves tashme do te kene nje tjeter detyre, per t’u anetaresuar ne FIFA dhe UEFA.

Rregullorja e FIFA-s
Refuzimin e nje lige te perbashket mes Shqiperise dhe Kosoves FIFA e ka argumentuar ne baze te rregullores qe ajo ka, ku rasti ne fjale i perket pikes 79 te statutit, ku thuhet: “Anetaret e FIFA-s apo anetaret e perkohshem nuk duhet te luajne ndeshje apo te kene kontakte me lojtare apo klube, qe nuk jane anetare te FIFA-s”. Pra, duke qene se Kosova nuk eshte anetare e saj apo e UEFA-s, nuk ka te drejte qe skuadrat e saj te luajne ne nje kampionat tjeter. Ne letren e FIFA-s drejtuar FSHF-se theksohet dhe se Federata Shqiptare e Futbollit duhet te zbatoje statutin dhe rregullat e saj, ndaj nuk e lejon qe te formoje nje kampionat te perbashket me Kosoven.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *